Mustafa pas takimit tha se është biseduar projektin rrethë pastrimimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave. Vlera e projekteve mund të jetë prej 20- 40 milion euro.

 

Preshevë, 27 korrik

Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është takaur sot me përfaqësuesit e agjensionit të qeverisë amerikan për zhvillim ndërkombëtarë USAID. Takimi ishte konsultativ pasi USAID është i interesuar të ndihmojë në projekte mjaftë të rëndësishme që kanë të bëjnë me pastrimin e ujrave të zeza, menaxhimit me mbeturina, ndërtimin e zonave industriale dhe bashkëpunimin në mes të komunave në regjion. Mustafa pas takimit tha se është biseduar projektin rrethë pastrimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave. Vlera e projekteve mund të jetë prej 20- 40 milion euro. Fondet e USAID- it janë ndryshe nga ato që kanë qenë të mëparshme. Tash USAID me fondet e saja financon projekte të përbashkëta të dy apo më shumë komunave.

 

Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa vizitoi objektin e Sh.F. Prof. Ibrahim Kelmendi

Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij vizitoi objektin e Sh.F. Prof. Ibrahim Kelmendi ku sot zyrtarisht kanë filluar punët në ndërimin e dritareve. Projekt ky I nënshkruar ditë më parë ndërmjet komunës së Preshevës, progresit të delegacionit evropian dhe kryersit të punëve Xeni plast nga Rainca. Sipas kryetarit Mustafa pas përfundimit të projektit në fjalë do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimet në mes të institucioneve ndërkombëtare për projekte tjera në vend. Projektin në fjalë e mirëpriti edhe ndihmës drejtori i kësaj shkolle, i cili faleminderoi donatorët për punën që po bëjnë, pasi sipas tij kjo shkollë ka pasur nevojë për një investim të tillë. Me përfundimin e këtij projekti do të mbyllet edhe përfundimi i ndërrimit të dritareve në të gjitha shkollat e komunës tonë. / TvP

SHPËRNDAJE