Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, pranë lapidarit të dëshmorit të parë të UCPMB-së, Daut Sulejmanit, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule, kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës si dhe familjarët e tij në nderim të veprës së dëshmorit të Kombit.

 Dëshmor i Kombit

 Shkruan: Valon BEGZADI

 Bujanoc 23 mars /AIK-Presehva Jone

 

Me rastin e dhjetë vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Daut Sulejmanit, sot në fshatin e tij te lindjes ne Dobrosin të komunës së Bujanocit u bënë homazhe pranë varrit të tij i cili u vra më 23 mars të vitit 2001.

Në shenjë nderimi dhe respekti të familjarëve të pranishëm, ishin kryetari i Kuvendit komunal Jonuz Musliu, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, familjarët e dëshmorit si dhe banorët e fshatit Dobrosinë, të cilët mbajtën një minutë heshtje, në shenjë respekti dhe përkujtimi për dëshmorin e parë të luftës së UCPMB-së .

Fillimisht fjalën përshëndetës e mori kryetari i Kuvendit komunal, Jonuz Musliu i cili duke bërë një elaborim të luftës së vitit 2001, e quajti dëshmorin Daut Sulejmani si ish sugar të UCPMB-së.

            “Sot jemi në vendlindjen e UCPMB-së, në vendlindjen e sugarit të UCPMB-së Daut Sulejmanit. E nderuara familje Sulejmani, të nderuar familjarë të dëshmorëve, jemi në Dobrosinin legjendar i cili i dha histori Kosovës Lindore. Ju loke, nënë e Dautit, ju e dhatë djalin tuaj, dhatë një shpirt që i dha emër kësaj tokë arbërore, i dhatë kësaj pjese dritë dhe ajo dritë po duket që nuk po bënë dritë sa duhet po me gjithë atë në të ardhmen, mbas pak kohe do ta shohin edhe vetë shqiptarët se kjo luftë ka qenë luftë çlirimtare, luftë e drejtë dhe luftë për Bashkim Kombëtarë”.

 

Kryetari i Kuvendit ne Bujanoc Jonuz Musliu me nënën e dëshmorit Daut Sulejmanit

 

Pastaj fjalën e mori edhe kryetari i OVL-ës në Bujanoc, Nagip Aliu ku para të pranishmëve u shpreh, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe përshëndeti të gjitha familjet e dëshmorëve, ai gjithashtu dha një mesazh për të pranishmit dhe partitë politike.

            “Sot jemi këtu për ta përkujtuar Daturin, veprën dhe punën e tij, ndërsa unë do ta kisha dhënë edhe një mesazh, së pari veteranëve të luftës, invalidëve të luftës, gjithë popullit shqiptar edhe partive politike shqiptare që veprojnë në këtë vend që të jenë më unik në mënyrë që të drejtat e popullit shqiptar

SHPËRNDAJE