Kryetari i KDNJ Kamberi ka takuar dhe njoftuar ndërkombëtarët mbi diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Sipas një njoftimi nga KDNJ dërguar agjencisë sonë informative. veq tjerash thuhet se “gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e KDNJ-së ku ishin prezent edhe disa OJQ rajonale ata kanë njoftuar korin ndërkombëtar diplomatik me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, veçmas rreth çështjes së pazgjidhur së diplomave të Kosovës në Serbi dhe procedurës së inicuar nga ana e autoriteteve shtetërore kundër Kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi

 

Valon BEGZADI

 

Bujanoc, 8 qershor /AIK-Presheva Jonë

 

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi dhe Koordinatori i KDNJ-së për Bujanoc, Ragmi Mustafa kanë takuar delegacionin e ambasadorëve të akredituar në Beograd, të përbërë nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Shkëlqesia e Saj znj.Mery Warlik; Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Shkëlqesia e Tij z.Dimitros Kyperos; Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z.Shpëtim Çaushi , Ambasadorja e Australisë, Shkëlqesia e Saj znj. Helena Gej Stader dhe të tjerë…njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Sipas një njoftimi nga KDNJ dërguar redaksisë së agjencisë sonë informative veq tjerash thuhet se “gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e KDNJ-së ku ishin prezent edhe disa OJQ rajonale ata kanë njoftuar korin ndërkombëtar diplomatik me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, veçmas rreth çështjes së pazgjidhur së diplomave të Kosovës në Serbi dhe procedurës së inicuar nga ana e autoriteteve shtetërore kundër Kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi…”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni