Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi priti sot në zyrën e tij menaxherin e programit progres, Grem Tindal me të cilin biseduar rreth koordinimit të bashkëpunimit që është mes komunës së Bujanocit dhe këtij programi. Gjithashtu është biseduar edhe për takimin e radhës që Këshilli Drejtues i këtij programi do ta zhvilloi në Bujanoc më 19 prill.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 13 prill / AIK-Presheva Jonë

Përfaqësues nga Programi i Partneritetit Evropian për Komunat e Serbisë sot kanë qëndruar në Bujanoc, ku janë takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin me të cilin kanë biseduar për takimin e radhës të Këshillit Drejtues nga ky program i cili do të mbahet  në Bujanoc me 19 Prill. Gjithashtu gjatë këtij takimi është  biseduar edhe për koordinimin e tërë që sipas tyre është mjaftë i mirë. Sipas menaxherit të këtij programi Grem Trindal, për disa muaj po bëhet një vit  që kur programi progres ka filluar të ekzistoj  dhe ne biseduam për kooperimin e ardhshme se si të bashkëpunojmë.

 “Po futemi tani në një fazë në të cilën do të punojmë më tepër në zhvillimin e projekteve  dhe në realizimin e tyre, pra në periudhën e vitit 2011 jemi në fazë shumë interesante të projektit për këtë rajon. Në jemi të interesuar për këtë zhvillim por ne e dimë që edhe kryetari i komunës është i interesuar për këtë”. Prefekti i komunës shprehi kënaqësinë që komuna e Bujanocit do të jetë nikoqire e radhës e Këshillit drejtues të programit Progres i cili tha se është një privilegj o veçanet për ne.

     “Ne sigurisht se do të vazhdojmë të kooperojmë me programin progres dhe shfrytëzimit të disa komponteteve që ka ky program me qëllim të përmisimit të infrastrukturës përmisimit të kapaciteteve tona si dhe ngritjes së standardeve që ky rajon bashkërisht me pjesë të tjera të ketë një perspektiv Evropiane dhe që ky rajon me atë standard evropian të ofroj kushte më të mira për njëri tjetrin”. Takimi i radhës së Këshillit drejtues i programit të partneritetit evropian për komunat e Serbisë do të mbahet të martën e ardhshëm në komunën e Bujanocit më 19 prill të këtij viti.

SHPËRNDAJE