Bujanoc 11 Prill
  Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, u takua sot me
ambasadoren e Danimarkës, Mete Kjuel Nilsen dhe ambasadorin e
Norvegjisë në Beograd, Nils Ragnar Kamsvag.
Në këtë takim u bisedua për situatën politike në rajon, në prag të
zgjedhjeve, për ekonominë e rajonit dhe strategjitë e zhvillimit  ekonomik, e gjithashtu u bisedua edhe për kontaktet e udhëheqësve të tre komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ambasadorët e këtyre dy vendeve evropiane u përqendruan edhe në projektet që mbështesin në komunën e Bujanocit.

“Biseduam për bujqësinë si një mundësi e madhe për zhvillim në këtë rajon. Danimarka ka një projekt të madh për mbështetje prodhuesve bujqësor, në veçanti prodhuesve të pemëve. Bujqit gjatë këtij muaji mund të aplikojnë në këtë projekt për të përfituar mjete të
pakthyeshme, e në veçanti ftoj prodhuesit e mjedrës, të përfitojnë këto grante që do të mundësojnë rritjen e prodhimit të tyre”, theksoi pas takimit ambasadorja e Danimarkës, Mete Nilsen.

Ambasadori i Norvegjisë, Nils Kamsvag, tha se “në 10 vitet e fundit Norvegjia ka mbështetur shumë projekte në komunën e Bujanocit”. Njëri prej projekteve që kemi mbështetur nëpërmjet programit PBILD, theksoi Samsvag, është përkrahja ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këtë rajon.

“Ky është një prohgram me të cilët kemi mbështetur zhvillimin ekonomik, rrespektivisht zhvillimin e biznesit lokal”, tha ai. “Biseduam për zhvillimet politike, posaçërisht pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, por edhe për projektet ekonomike, siç është projekti i ambasadës së Danimarkës për zhvillimin e bujqësisë”, theksoi pas takimit kryetari i komunës, Shaip Kamberi.

“Theksi i bisedës sonë ishin situata politike në prag të zgjedhjeve, posaçërisht pjesëmarrja jonë në zgjedhjet parlamentare dhe mundësia e bashkëpunimit për zhvillim ekonomik. Ambasada e Danimarkës ndan grante të veçanta në tërë Serbinë, por ata janë të interesuar të ndihmojnë edhe bujqit në komunën e Bujanocit

Sipas Kamberit, vlera e granteve varet nga rëndësia, por ambasada daneze do të ndajë mjete më të konsiderushme për komunat e pazhvilluara, siç është komuna e Bujanocit.
Vizitat e ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Evropian janë të shpeshta në rajonin tonë. Vlen të ceket se Danimarka prej një janarit 2012 është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian. / Enis Salihu

SHPËRNDAJE