Sipas Kamberit gjatë zhvillimit të bisedave është biseduar edhe për mundësin e zvogëlimit të azilkërkuesve që migrojnë edhe në shtetet skandinave, është biseduar për sigurinë në vendin tonë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Enis SALIHI

Bujanoc, 6 dhjetort/ AIK-Presheva Jone

Kemi biseduar edhe për mundësin e vazhdimit të bashkëpunimit me këtë me shtet, sepse Suedia në të kaluarën ka përkrahur edhe programe të caktuara të infrastrukturës në komunë e Bujanocit, e po ashtu biseduam edhe për sferën e kooperimit të zvogëlimit të azilkërkuesve nga ky rajon në shtetin e Suedisë theksoi kryetari Kamberi

Ambasadori suedez Krister Ejsp, në intervistë për media duke shprehur kënaqësinë që takoi kryetarin e komunë së Bujanocit tha se interesimi i tij për Luginën e Preshevës edhe pse për herë të parë e viziton ka qenë edhe shumë i më hershëm dhe tha se Suedia do të vazhdojë të bashkëpunoi me komunën e Bujanocit.

“Sot për herë të parë pata rastin që ta takoj kryetarin e komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberin. Kam qenë shumë i interesuar që të vijë në Luginën e Preshevës.

Suedia me vite të tëra ka një bashkëpunim të mirë me këtë pjesë të Serbisë, si dhe kemi financuar projekte të ndryshme këtu, dhe Suedia ka një program të madh të asistencës.

Arsyeja pse kemi një program kaq të madh është që Suedia e mbështet fuqishëm integrimin e Serbisë dhe bërjen anëtare në Bashkimin Evropian. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe jemi shumë të kënaqur dhe e vlerësojmë përkrahjen të cilën e marrim nga ana e kryetarit dhe ky bashkëpunim i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen”.

Po ashtu edhe sot është hapur edhe zyra e mbrojtësit të qytetarëve në komunën e Bujanocit me ç’rast qytetarët e komunës sonë do të keni mundsin që të drejtat e shkelura me viteve ankesa që ti adresojn drejt këtijë institucion që të gjejnë një zgjidhje të drejtë në institucionet përkatësë, kjo do të jetë një mundsi e mirë për qytetarët që kanë afër këtë institucion

 

SHPËRNDAJE