Kryetari bolivian Evo Morales e ka dëgjuar mjekun e vet dhe ka filluar të pijë urinë.
EvoMorales_1383933c“Mjeku më ka thënë të pi urinë dhe e kam pirë. Urina ka qenë ilaçi im”, ka zbuluar kryetari bolivian Evo Morales (55 vjeçar) metodën e vet të shërimit, transmeton “24.sata.hr”.
Pos urinës se ë vet, ai ka përdoru edhe bimët lampaja dhe vira –vira, të cilat në mjekësinë tradicionale boliviane përdoren për të shëruar kollën, ftohjen dhe reumën. Morales mendon se mjekët duhet të kombinojnë mjetet mjekësoret traditës me ato të mjekësisë moderne.
– Në mesjetë shumë sëmundje janë “shëruar” me urinë të virgjëreshave të verifikuara. Nga kjo terapi mund të ketë vetëm dëm të madh, ka komentuar prof. dr. Zheljko Poljak, kryeredaktori i Lijeçniçkih novina.
Leonardo Gospodnetiq (29 vjeç ), mësues dhe arsimtar i edukatës fizike nga Shibeniku, tash e shtatë vjet çdo mëngjes i pi shtatë gllënjka urine të vet. Pohon që ajo t’ia ketë përmirësuar përgjithësisht gjendjen e shëndetit.
– Shumëkush rrudhet dhe mbyll gojën, por unë as që kam ngurruar. Vetëm e përdor atë që kaherë është rrënjosur në traditë, thotë Leonardo.

SHPËRNDAJE