Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ua uron të gjithë besimtarëve musliman në vend, diasporë dhe trojet e banuara me shqiptar fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit

Në urimin e Kryetarit Daci thuhet:”Në këtë fillim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kam dëshirën dhe kënaqësinë t’u uroj mbarë besimtarëve muslimanë shqiptarë, kudo që ndodhen një agjërim të lehtë, mbarësi e begati në familjet e tyre!
Muaji i Ramazanit është një provë e vetëpastrimit shpirtëror e një dëshmi e përkushtimit të pastër e të vërtetë ndaj fesë islame kur ju nxirrni edhe më në pah vlerat më të spikatura njerëzore të mirësisë dhe përkrahjes, dashurisë dhe sakrificës për të afërmit e për të gjithë njerëzit në nevojë.
Ky është muaj i Kur’anit dhe muaji i namazit, kur më shumë se deri më tash duhet t’i përkujtojmë ata që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke qenë gjithnjë më afër atyre që këtë muaj të madhëruar e presin pa më të afrimit e tyre.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja!”
Kryetari Daci ka uruar edhe myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava.
SHPËRNDAJE