Një rrugë e Tiranës me emrin “Ibrahim Rrugova”

Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi në mbledhjen e fundit të tij, riemërtimin e një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, përkatësisht segmentin e aksit nga Rruga e “Kavajës” deri në fund të Gardës së Republikës me emërtimin “Ibrahim Rugova”.

Nga ky vendim i Këshillit Bashkiak automatikisht riemërtohet rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në rrugën me emërtimin “Brigada VIII”. Në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 29.9.2008 për emërtimin e pjesëve të territorit publik të paemërtuara në Bashkinë e Tiranës do të bëhen këto zëvendësime.

Në numrin rendor 194, emërtimi “Brigada VIII” zëvendësohet me emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Në numrin rendor 233 emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit” zëvendësohet me emërtimin “Ibrahim Rugova”.

Emërtimin aktual “Ibrahim Rugova” në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 revokohet.

SHPËRNDAJE