Kryeministri portugez vendosi që të postojë një mesazh në Facebook, ku shprehte dhimbjen e tij për masat e mëtejshme të kursimeve që duhen ndërmarrë në vend, për të kapërcyer krizën.Pedro Passos Coelho e postoi mesazhin të shtunën, por sot në mëngjes aty ishin plot 47 mijë komente, kryesisht kritike.

Shumica e komentuesve shkruanin se masat e kursimit janë të pandershme. Ata ankoheshin se barrën kryesore të këtyre kursimeve po e mbajnë njerëzit e thjeshtë.

“Zoti kryeministër, ju e keni nisur së fundmi mandatin, por që tani jeni katastrofë. Papunësia është bërë një fakt i përditshëm në jetë,” shkruante një komentues.

Të tjerë e akuzojnë qeverinë si mafioze.

Një ekspert i marrëdhënieve me publikun tha se kryeministri kishte kujtuar se një mesazh i tillë në rrjetin social do përmirësonte imazhin e tij, por u kthye në bumerang pasi mbështetje publike ndaj tij ka rënë ndjeshëm.

SHPËRNDAJE