bannvucNev York/UN, 23 shtator (Nefail Maliqi)  – Sekretari i Përgjithshëm i Komebeve te Bashkuara u takua sot me kryeministritn e qeverise serbe Aleksandar Vucic me te cilen biesduan edhe për Koaoven, ne vacanit per procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”


Kryeministri Sekretari i Përgjithshëm dhe diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe çështjen e Kosoves dhe  bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit.

Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm i inkurajoi Serbinë që të vazhdojë të marrë një rol aktiv në forcimin e marrëdhënieve rajonale. Shefi i OKB-së  e ka  përgëzuar z Vuçiç për rizgjedhjen e tij si Kryeministër dhe formimin e një qeverie të re.

Do theksuar se gjatë debatit në punimet e sesionit të  71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vec krizave ne bote po diskutohet edhe për situatën e breshte në ballkan. Rreth dialogut, shefi i OKB-së ka kerkuar nga Beogradi dhe Prishtina te vazhdohet me pocesin e dilaogut Kosovë-Serbi dhe njëkohesisht te zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruskel. 


Sekretari i Përgjithshëm shprehu gjithashtu shqetësim rreth zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, në veçanti lidhje me referendumin e planifikuar në Republikën Sërbska.


Vucic ne fund ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për kontributin e tij konstruktiv për paqen në botë, gjatë qëndrimit të tij në krye të OKB-së, si dhe pjesëmarrjen e UNMIK-ut në Kosovë.

SHPËRNDAJE