Kryeministri Hashim Thaçi po i mban peng pozicionet e dy zëvendëskryeministrave Hajredin Kuçit dhe Behgjet Pacollit. Derisa pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë Thaçi vazhdon ta ushtroj Hajredin Kuçi, post ky që ai e mban për dy mandate, i emëruar në këtë detyrë është edhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Këtë post qeveritar Pacolli e mori si shpërblim, pasi ai kishte pranuar të hiqte dorë nga kandidatura për president. Emërimi i Pacollit për zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës ka quar në gjashtë numrin e zëvendëskryeministrave në kabinetin “Thaçi 2”. Shtimi i numrit të zëvendëskryeministrave është kritikuar shumë jo vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile, me arsyetimin se nuk ka nevojë për një numër kaq të madh të posteve të zëvendëskryeministrave dhe se kjo vetëm sa e rëndon buxhetin e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, është kryeministri Thaçi ai që kishte vendosur ta emëroj Pacollin zëvendëskryeministër të parë, por pa qartësuar funksionin e z. Hajredin Kuçi, nëse edhe ai do të vazhdoj të jetë numri dy në qeverinë Thaçi.

Përveç zërave dhe deklarimeve të njërës apo partisë tjetër në koalicionin qeverisës, asnjë hap nuk është ndërmarrë për fillimin e reformatizimit të qeverisë. Derisa çelësin e zgjedhjes së kësaj çështjeje e ka kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të partive flasin dita ditës për ndryshime, por që deri më tash nuk është parë asnjë hap pozitiv në këtë drejtim. Ndonëse marrëveshja ndërmjet liderëve të dy partive politike, Thaçit dhe Pacollit, i obligon ata që të nisin bisedimet për ndarjen e dikastereve qeveritarë, meqë sipas marrëveshjes AKR-së do t’i takojnë edhe dy ministri shtese dhe postet e tre zëvendësministrave, kjo çështja zvarritet nga java në javë, me arsyetime tashmë jo shumë bindëse..bs

SHPËRNDAJE