(AIK-Presheva Jone)

 

Kryeministri francez François Fillon pranoi, se gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Egjipt me familjen e tij ka përdorur një avion të presidentit Husni Mubarak. Veç kësaj, qeveria egjiptiane ka hequr shpenzimet për banesën e pushimeve, bëri të ditur Fillon. Vetëm para pak ditësh ministrja e jashtme franceze Michèle Alliot-Marie u detyrua të pranonte, se gjatë pushimeve të Krishtlindjeve kishte shfrytëzuar avionin privat të një biznesmeni tunizian, i cili bën pjesë në klanin e presidentit të rrëzuar Zine el Abidine Ben Ali.

SHPËRNDAJE