“Ju ishit zëri absolut i festivalit të Eurovizon 2012”

Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim të posaçëm këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar, ku morën pjesë në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012, në të cilën Shqipëria u rendit e 5-ta në natën finale
Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj, arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.


Kryeministri Berisha pret kengëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar, pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) dhe pjesëmarrjes në Festivalin Eurovizion 2012 29/05/2012

Në finale, vijoi Kryeministri, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”. Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet. Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.
Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovizion. Ajo i përcolli Kryeministrit emocionet që kishte ndier tek shikonte flamurin shqiptar, gjatë renditjes së pikëve, që shfaqej në mesin e 5 flamujve më të votuar të Evropës.
Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të vecantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që i bëri Shqipërisë në Eurovizion.

SHPËRNDAJE