largea_kroos1405375574Menjëherë pasi media të shumta e bënë fakt të kryer kalimin e Kroos te kampionët e Europës vjen edhe përgënjeshtrimi i 24-vjeçarit.

“Po, do të shkoj tek Reali i Madridit”- deklaroi Toni Kroos nën presionin e gazetarëve pas ndeshjes që Gjermania e tij fitoi 1-0 përballë Argjentinës. “Jemi kampionë të Botës më lejoni të shijoj këtë kënaqësi për të ardhmen time do të flasim në ditët në vjim”- ishin këto fjalët e para të 24-vjeçarit në atë intervistë megjithatë më pas kur pyet nëse sezonin e ri do të jetë pjesë e Realit të Madridit, mesfushorit gjerman i shpëtoi një “Po”. Por menjëherë pasi media të shumta e bënë fakt të kryer kalimin e Kroos te kampionët e Europës vjen edhe përgënjeshtrimi i 24-vjeçarit, i cili në një tjetër intervistë sqaroi gjithçka sa i përket deklaratave të tij.

Sipas Kroos, ai u tha gazetarëve në përfundim të sfidës me Argjentinën frazën: “Ju jeni të informuar më shumë se unë për të ardhmen time” dhe kurrë nuk ka përmendur se do të transferohet te Reali i Madridit. Por edhe pse Kroos përpiqet të hedhë poshtë gjithçka në Spanjë janë të bindur se mesfushori i Bayern-it do të transferohet tek “Los Blancos”, me klubin merenges që do të derdhë në arkat e kampionëve të Gjermanisë 25 milionë Euro për blerjen e tij.

SHPËRNDAJE