Partia Socialiste kërkon thirrjen në interpelancë të kryeministrit Sali Berisha për atë që ajo e cilëson korrupsioni me kromin.

Në kërkesën e tyre, deputetët socialistë theksojnë se pas më shumë se 2 muaj pas depozitimit të kërkesës së parë për interpelancë me kryeministrin nuk është marrë asnjë përjgigje nga Kuvendi duke shënuar kështu një precedent tejet të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare.

Sipas deputetëve kjo interpelancë ka si objekt zbatimin e marrëveshjeve koncesionare për shfytëzimin e kromit në Bulqizë dhe problemet e shumta që lidhen me këtë çështje.

“Ju kujtojmë se marrëveshja koncesionare është miratuar nga Kuvendi me 2 ligje të posaçme, përkatësisht me ligjin Nr 8590. Dt. 23.03.200 dhe ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001 dhe si i tillë i nënshtrohet kontrollit të zbatueshmërisë së saj nga Parlamenti” thuhet në kërkesën e PS-së.

SHPËRNDAJE