Legjenda e futbollit holandez, Johan Krojf mendon se fajtorë për dështimin e Holandës në Euro 2012 janë futbollistët, sidomos yjet e skuadrës.
“Tulipanët” e mbyllën kampionatin me tri humbje në Grupin B, duke zhgënjyer jo vetëm tifozët e vet, por në përgjithësi dashamirët e futbollit. “Shumica e futbollistëve nuk kanë treguar asgjë në këtë Evropian, sidomos yjet e skuadrës, nga të cilët është pritur më së shumti. Prej aty filloi gjithçka dhe pastaj u reflektua edhe tek lojtarët e tjerë. Ndërtimi i dobët i sulmeve, pasimet e dobëta dhe të pasakta janë shoqëruar me një finalizim të tmerrshëm të aksioneve, të cilat na kushtuan me eliminim”, ka theksuar Krojf.

SHPËRNDAJE