Kroacia nënshkroi marrëveshjen për anëtarësim në BE

Shtetet anëtare të BE-së dëshirojnë ta pranojnë Kroacinë në vitin 2013 si anëtare të 28 në Bashkimin Europian. Një marrëveshje përkatëse për pranimin e saj u nënshkrua këtë të premte (09.12.) në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Presidentit i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy u shpreh entuziast për anëtarësimn e Kroacisë. “Është një ditë historike”, u shpreh ai.

Më pas marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare, në mënyrë që sipas planit aktual në korrik të 2013 Kroacia mund të bëhet anëtare e BE-së me të drejta të plota.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni