Liderët e Bashkimit Evropian pritet ta mbështesin mbylljen e negociatave për anëtarësim me Kroacinë-e cila është gati të bëhet anëtarja më e re e bllokut.

Një draft dokument i dalë nga samiti i BE-së sqaron se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të përmbyllen këtë muaj dhe traktati për anëtarësim do të nënshkruhet në dhjetor.

Pastaj, parlamentet e 27 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin, një proces që pritet të zgjasë deri në qershorin e 2013-ës, atëherë, kur Kroacia edhe zyrtarisht do të jetë anëtare e BE-së.

Liderët po ashtu mirëpritën arrestimin e Ratko Mlladiqit, duke thënë se kjo tregon se edhe Serbia ka ndërmarrë një hap të ri drejt anëtarësimit në BE.

Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor-Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, po ashtu janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.

SHPËRNDAJE