Kristela Tepelena, nga Tirana, studente e vitit te dytë e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Gjenevës: Te jesh studente ne Universitetin e Gjenevës eshte privilegj.. 

 

Pas kishim dalur nga nje konference  në Universitetin e Gjenevës (Uni Mail) qe gjendet në “Boulevard du Pont-d’Arve” dëgjojme disa te rinjë që flasin herë shqip e herë frengjisht dhe rastësisht gjuha shqipe na preku ëmbël veshin dhe i pyesim duke qeshur, pse flisni herë shqip e herë frengjisht. Këta te rinj shqiptar na e kthyen po ashtu duke qeshur “kur flasim per vendlindjen flasim shqip, kurse për mësimet, punët në Zvicër flasim frengjisht..” . Në bisedë e sipër kuptuam se ata ishin studentë nga Shqiperia dhe Kosova. Nga koleget dhe profesorët mësuam se Kristela Tepelena, nje vajze e re nga Tirana, është studente e vitit te dytë e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Gjenevës, prandaj edhe kesaj radhe e veçuam atë për nje bisedë të shkurtër për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” jetën e saj si studente në një metropol europian, ndërkombëtar.

 

Kristerla Tepelena: Te jesh studente ne Universitetin e Gjenevës eshte privilegj.. Mbi 100 te rinj shqiptare sot studiojne ne Universitetin e Gjenevës -Uni Mail

“Jam studente ne vitin e dyte në sociologji, ne faklutetin e shkencave sociale në Universitetin eGjenevës…” thotë filimisht Kistela Tepelena duke u prezantuar. Ajo shpjegoi me pak fjalë përse vendosi të stduionte dy mije kilometa larg vendlindjes këtu ne Gjenevë: ” Faktikisht, kam qenë mirë në Tiranë, por më është impouar në njëfare mënyre të shpërngulem në Gjenevë për shkak të profesionit të pindërve, misionit të tyre si diplomat në organizatat ndërkombëtare.”

Se si qëndron me gjuhën frënge dhe si përgatitet për provimet stuentja e re nga Tirana, Kristela Tepelana shton se “me gjuhen jam relativisht mirë duke pasur parasysh që fëmijërinë e kam kaluar në shtete të tjera frengjishtfolëse sikurse është Franca dhe gjithashtu hapat e para drejt dijes i kam marrë në një shkollë frankofone në Tiranë dhe në shkollë të mesme ku isha nxënëse tek “Gjimnazi i Gjuhëve të huaja”.

Në bisedë e sipër kuptuam se studentja nga Tirana përvec se është studente shembull, zotëron 4-5 gjuhe tjera botërore si, përpos gjuhës shqipe si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Spanisht etj..

Përsa i përket integrimit, jetës dhe studimit largë atdheut, studentja nga Tiraane ne kete bisedë për për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” tregon se “Të tregohem e sinqertë, fillimi ka qenë disi i veshtirë. E them këtë sepse lashë gjithçka kisha në vendlindje si përshembull shoqëria dhe të afërmit të cilët zënë një pjesë të madhe të zemrës sime. Tirana eshte një qytet i vogël por i bukur, me të mirat dhe të këqijat e saj ku absolutisht të gjithë në një mënyrë apo një tjetër njohin njëri tjetrin. Më mungon çdo gjë e vogël që mbushte “monotoninë time” në Tiranë. Fatmirësisht, kemi në dispozicion rrjetet e ndryshme sociale që na e zbusin sadopak nostalgjinë, dhe ku fryma e shoqërisë vazhdon të jetë e gjallë.Një tjetër vështirësi goxha e madhe për mua, ishte shkolla. Mund të vërehet mjaft mirë një ndryshim i nivelit të vështirësisë kur kalon nga cikli i gjimnazit në atë të universitetit. Dhe vështirësia dyfishohet kur kalon nga një gjimnaz shqiptar në një shkollë të lartë në Zvicër. Por gradualisht edhe këto barriera i kemi kaluar me sukses dhe tani jam stabilzuar dhe mund te them me plot binde që ndihem e integruar mire në këtë vend. Kam njohur njerëz të mrekullueshem në universitet dhe jashtë tij. ”

 

Kristela Tepelena ka dëshirë të ndjek rrugën e prindërve të saj dhe dëshiron të bëhet diplomate e ardhshme ne orgnaizat nderkombëtare

Përsa i përket shqiptarëve të tjerë në universitetin e Gjenevës, Kristela Tepelena përgjigjet :”Ne klasën time jemi mund të jemi 10 ( ose më shumë shqiptar. Kurse në Univesitetin e Gjenevës, numri i studentëve shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva është mjaft i lartë por nuk kam shifra konkrete. Dua të theksoj këtu se midis kolegëve shqiptar në universitet shihet qartësisht një solidarizim dhe një ndihmë e ndërsjellë. Përpos kësaj, është aktive dhe Shoqata e studentëve shqiptar në Universitetin e Gjenevës ku kryejnë aktivitete të ndryshme dhe ku kanë për qëllim të mbledhin shqiptarët së bashku.

Kristela Tepelena pretendon të vazhdoj studimet pos diplomike, për marrëdhënie ndërkombëtare. “Kam dëshirë të punoj nëorganizata ndërkombëtare, në veçanti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pse ejo edhe ambasadore si im atê .” thote ne fund studentja nga Tirana Kristela Tepelena per për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” me t ecilenj u ndamë duke i uruar sukses dhe realizimin e synimeve te saj.

Résultat de recherche d'images pour "UNI Mail étudiants"

SHPËRNDAJE