Prishtinë, 20 janar  -Me rastin e 550 vjetorit te Gjergj Kastriot Skenderbeut në Prishtinë ka filluar punën zyra e Këshillit Global Alban-UGA te drejtuar nga  znj.Mimoza Abrazhda. “UNITETI GLOBAL ALBAN” është gjithë përfshirës në bashkëpunim me shoqërinë civile e cila do të bëhet faktori kryesor , që do të ketë pikësynim mbarëvajtjen e çështjeve të rëndësishme të Shqiptarëve në rajon dhe Botë. 

 

Nefail Maliqi uron suksese UGA duke kerkuar nga shqiptaret ne Zvicer dhe diaspore t’i bashkohen ketij misioni gjigant gjithë kombërtar

Zyra në fjalë, tashme është mjaftë e frekuentuar nga mysafirë të shumtë. Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me ketë këshill që qëllim ka realizimin e projekteve madhore për çështjen Kombëtar. Ne kabinetin e saj ne Prishtine znj. Abrazhda  me kreun e Unionit te Globit Alban kane pritur publicistin dhe gazetarin nderkombetar nga Presheva ne Gjeneve Nefail Maliqin, njeherit president i Asociacionit nderkombëtar te Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE”), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Nga takimi i sotem te znj.Abrazhda me perfaqesueit tjere te UGA qe kishte me gazetarin dhe publicistin tone te njohur shqiptar nga Presheva Nefail Maliqin, gazetar mbi dy decenie ne OKB, kane biseduar per rolin dhe aktiviteteve kombetare te Unionit te Globit Alba. Uniteti Global Alban është themeluar me iniciativën e një grupi intelektualësh e biznesmenësh nga të gjitha trevat e shtetet ku janë shqiptarët, u ta ne takim. Ne mesin e tyre qe i prijne UGA-s jane Adam Ulluri, Mimoza Abrazhda, Xhavit Kastrati, Valon Gajrakui, Dashamir Uruçi, Daim Hyseni, Nuha Krasniqi, Ali Kastrati, Mirlinda Abrazhda etj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Sipas zyrtareve te UGA-s “Unitetit Global Alban”  nuk është parti politike, porf nje shoqri civile. Dera e hapur në Prishtinë, dëshmon që kjo zyrë, nuk ka ngjyrime politike, por vetëm mbledh ‘albanët’ anë e mbanë, për të realizuar projekte kombëtare me karakter zhvillimor.

Pos tjerash eshe biseduar edhe per situaten politike dhe ekonomike jo vetem ne Kosove por edhe ne Luginen e Presheves dhe Evropen juglindore si dhe rolin e mediave ne avancimin e proceseve demokratike me syni me proevropiane dhe euroatlantike si dhe rolin e tyre ne afrimin deh avncximin e ceshtjes kombëtare nem Gadishullin Ilirik.

Mimoza Abrazhda, ka njoftuar publicisti Maliqi ne Gjeneve rreth programit purre kombetar te UGA dhe synimeve duke vlerësuar themelimin e UGA-s e cilas po tubon dhe ofron shqiptaret ne tokat entike deh en dipasore , duke u shnderruar në urë lidhëse ndërmjet shqiptarëve e cila ka qlelime te qarta, avancimin e proceseve zhvillimore dhe kombëtare ne Kosove dhe ne mbare tokat arberore te Skenderebut dhe Nenë Terezes. Sipas nikoqirëve UGA bashkon dijen, punën, kapitalin e çdo albani që me shekuj kanë treguar se janë faktor kryesor të ruajtjes e zhvillimit të kombit shqiptar.

Pos Prishtinës, ky Këshill së shpejti fushëveprimin e saj do ta  zgjeroj me hapjen e zyrave edhe  në Tiranë, Shkup, Preshevë, Gjermani, Turqi dhe SHBA, kane njoftuar kreu i UGA mysafirin nga Gjeneve Nefail Maliqin, ku ky i fiundit ka phuiar se ka shume shiptaret si ne Zvicer po ashtu edhe ne Luginen e Presheves t’i bashkaohen me menyre kolektive UGA-s.

Njekohesisht zn.Abrazhda me gazetarin tone te njohur ne Zvicer Maliqin biseduan edhe per rolin e diaspores shqiptare te cilet i quajti ambasador te vendit si dhe ingrimin e tyre ne shtetin helvetik dhe vendet tjera te BE-se.

Ndersa Nefail Maliqi per fund ka uruar suksese kreut te UGA duke kerkuar nga shqiptaret ne Zvicer dhe diaspore t’i bashkohen ketij misoni kombërtar me projekte gjiganta ne favor te pregresit te ceshtjes sone kombëtare

Zyrtarja e larte e UGA-s znj.Mimoza Abrazhda ka vleresuar larte rolin dhe angazhimin e gazetarit tone ne Gjeneve z.Maliqi ne ngritjen dhe sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, Lugines se Presheves dhe asaj mbare shqiptare ne arenen nderkobetare.

SHPËRNDAJE