(AIK-Presheva Jone)

 

Kryetari i Partisë Socialise (PS), Edi Rama e konsideroi të martën një provë më shumë për korrupsionin e qeverisë videon e publikuar në një emision televiziv, ku shfaqej zv/kryeministri Ilir Meta në një bisede me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti.

“Mbrëmë u pa me zë dhe me figurë ajo që ndodh në çatinë e qeverisë së votave të vjedhura”, theksoi Rama duke shtuar se kryeministri Berisha dhe “zëdhënësi” i tij Meta me fuqinë e shtetit të kapur duan të vazhdojnë të vjedhin votat.

Sipas kryetarit të opozitës, me këtë qëndrim dy krerët e shtetit po shkaktojnë dëme të pariparueshme dhe të papranueshme në kurriz të shqiptarëve. Rama paralajmëroi se reagimi i PS-së për këtë çështje do të jetë i fortë, ashtu siç pritet edhe nga opinioni.

SHPËRNDAJE