632139__originalNumri një i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ka vizituar Shqipërinë. Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtori i CIA-s John Brennan ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të Shqipërisë.

John Brennan ka takuar presidentin Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe Ministren e Mbrojtjes. Po ashtu ka zhvilluar takime dhe me drejtues të Inteligjencës shqiptare.

Mësohet se në takimet e zhvilluara në Tiranë, Brennan ka diskutuar me Presidentin Nishani, kryeministrin Rama dhe krerët e tjerë të institucioneve, për sigurinë rajonale.

Një temë e veçantë në këto diskutime ka qenë edhe lufta ndaj terrorizmit dhe lidhjet e shqiptarëve me terroristët e ISIS.

SHPËRNDAJE