Kreu i Asamblesë në Bujanoc Jonuz Musliu merr pjese në manifestimin “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz të Kosovës, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, kryetari i Asamblesë komunale te Bujanoci dhe një herit lider i Partisë Lëvizja e Progresit Demokrati, Jonuz Musli me një delegacion nga komuna jonë, kanë marr pjesë mbrëmë në Prekaz për ndezjen zjarreve si dhe bënë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

Shkruan: Valon Begzadi

Prekaz-Drenicë, 7 mars (AIK-Presheva Jonë)

Delegacioni nga komuna e Bujanocit janë pritur nga Rifat Jashari të cilët nën shoqërinë e tij kanë përcjell, koncertin e zhvilluar për nderë të kësaj dite, ku “Nata e zjarreve” është shënuar në të gjithë Kosovën.

Ne Prekaz ishin mbledhur me mijëra qytetar nga mbare Kosova dhe trojet shqiptare për te i kujtuar këto data historike për kombin shqiptar. Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz. Dhe kështu kanë  përfunduar aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”.

Më 5, 6 e 7 mars 1998, familja Jashari për të tretën herë, me forca të mëdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisë. Sulmi mbi familjen Jashari, nuk u bë vetëm pse ishte shqiptare, por pse pjesëtarët e saj ishin luftëtarë, pse ishin bërthama e UÇK-së, pse ishin shembulli i familjes liridashëse, pse Serbisë i kishin shkaktuar humbje dhe kërkonte të hakmerrej mbi një familje për të përhapur tmerr e frikë në çdo vatër shqiptare. Sulmi në familjen Jashari nuk kishte vetëm qëllimin e zhdukjes së një familje shqiptare dhe vrasjen e komandantit të UÇK-së, por qëllim kryesor kishte vrasjen e guximit të shqiptarëve për të luftuar për çlirim e bashkim kombëtar.

Edhe në sulmin e marsit si në sulmet tjera familja Jashari nuk u kap në befasi. Sulmit iu përgjigjën përsëri nga “shtatë deri në shtatëdhjetë”, një traditë e vjetër kjo shqiptare. Asnjë anëtar i familjes Jashari nuk është viktimë, të gjithë janë kapedanë dhe heronj: Luftëtari i fundit i rënë, i njëzet, nga familja Jashari, sipas të dhënave ishte Kushtrim Adem Jashari i moshës 13 – 14 vjeçare. E tillë ishte shkolla e edukimit atdhetar në familjen Jashari të Prekazit të Drenicës. Një shkollë që do të mbahet mend brez pas brezi dhe përjetësisht.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni