Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar si të ngutshme dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas vendimit të Kuvendit për mos heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, nene këto që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarët dhe përgjegjësitë e tyre penale.

“Mendoj se këtu ka pasur një ngutje, sepse në fund të fundit te institucionet ka një ndarje. Parlamenti është institucion në vete dhe vendimet e tij janë vullnet i shumicës së deputetëve, kurse anëtarët e qeverisë do të duhej ta kishin përgjegjësinë për veprimet apo mos veprimet e qeverisë”, tha me këtë rast Krasniqi i cili ditën e votimit të Kodit Penal ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në fund të fundit Kodi ka ardhur nga Qeveria”, është shprehur Krasniqi.

SHPËRNDAJE