KQZ ndërpret 2 spote televizive të PS-së

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të ndërpresë transmetimin e dy spoteve televizive të Partisë Socialiste (PS).

Këto, kishin në përmbajtjen e tyre mesazhe antiqeveritare dhe sulmonin kandidatin e mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi u mor pas Bordi i Monitorimit të Mediave u shpreh se transmetimi ishte në shkelje të ligjit.

Menjëherë, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e transmetimit të dy spoteve televizive, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar duke thënë se gjithçka është bërë pas presioneve të kryeministrit Berisha.

Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se vendimi u mor, pasi në këtë spot, nuk ishte vendosur emri i subjektit politik.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni