Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të martën me 6 vota pro kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e tetë vëzhguesve afatshkurtër dhe të 12 përkthyesve, pasi dokumentacioni i paraqitur prej tyre është i plotë dhe konform kërkesave ligjore.

Ky grup vëzhguesish i bashkohet misionit zyrtar të OSBE/ODIHR i vendosur në Tiranë nga data 1 prill, i cili po monitoron situatën parazgjedhore në Shqipëri në të gjitha aspektet.

Me 4 vota pro dhe 2 kundër KQZ rrëzoi kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH) për akreditimin e 17 vëzhguesve, pasi kërkesa në fjalë është dorëzuar në KQZ në shkelje afateve ligjore.

SHPËRNDAJE