Kouchner: Ata që flasin për "shtëpinë e verdhë" janë kriminelë dhe psikopatë !




Gjenevë/OKB (AIK – Presheva jonë)

 

 

Ata qe flasin për « shtëpinë e verdhë »  kanë nevojë t’i drejothen psikiatrit, ka dekalruar Bernard Kouchner

 

 

Gjatë vizitës së shefit të diplomacisë franceze, Bernar Kushner në Graçanicë..( SHIKO TV VIDEON, poshtë në të djathtë..) u shënua një incident i rëndë pas vizitës që ai i bëri poliklinikës së kësaj komune të banuar me shumicë serbe. I pyetur nga gazetari serb i “Zërit të Amerikës” Budimir Niçiq se a ishte përfshirë ai në trafikun e organeve në rastin “Shtëpia e Verdhë”  në Burrel të Shqipërisë, shefi i diplomacisë franceze fillimisht qeshi, e më pas reagoi ashpër:

(Shiko videon poshtë, në të djathtë)

“Shkëmbejmë organe? A jeni Ju i sëmurë? Ju mendoni se jam i tillë! Mos besoni për gjithçka çfarë thuhet! Dmth. Rada dhe Unë kemi vjedhur kufoma dhe organe!Nuk jam kaq i mjerë”, reagoi Kushner.

Më pas u pyet se cili ishte qëndrimi i tij në rastin “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, ku sipas dëshmitarëve serbë, u janë marr organet serbëve të rrëmbyer, Kushner u shprehë Shtëpia? Çfarë është kjo  “Shtëpia e verdhë”? Pse “e verdhë”? Në Shqipëri. Zotëri, ju duhet një kontroll mjekësor. E, kjo tani është e tepërt.

Po a mendoni ju se Ne do të shkëmbenim organe?! Ata që flasin për këtë janë idiotë dhe vrasës”, vijoi Kushner. Ky ishte edhe fundi i thashethemeve serbe mbi trafikun e organeve në Burrel, ku thuhet se është përfshirë edhe Ish-shefi i UNMIK-ut dhe Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kouchner. (përgatiti N.M)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni