Time Osmankaj, halla e Sami Osmankaqit, thotë se është e shokuar nga lajmi që 25 vjeçari Sami është akuzuar për komplot për sulm të inspiruar islamik në Shtetet e Bashkuara.

Time Osmankaj sot e ka përshkruar Samiun, që është shtetas i naturalizuar amerikan, si person “të qetë dhe argëtues”. Ajo i ka thënë agjencisë AP se ai është nga një “familje shumë e mirë”.

“Nuk besoj se ai e bëri atë për të cilën ata e akuzojnë”, tha Time Osmankaj dhe shtoi se “nuk ka pasur fëmijë më të mirë këtu”.

Autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar personin Sami Osmakaq për komplot për t’i sulmuar klubet e natës në territorin Tampa Bej dhe zyrën e sherifit me bomba, në shenjë të hakmarrjes për të këqiat që po u bëhen myslimanëve.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara po e përdorin një shqiptim pak më të ndryshëm për mbiemrin e tij se sa ai që e përdorë familja e tij në Kosovë.

Familja Osmankaj gjendet në fshatin Lubizhdë, në pjesën jugperëndimore të Kosovës.

Halla e tij thotë se Sami Osmankaj herën e fundit kishte qenë në Kosovë në tetor të vitit 2011.

Sami Osmakac përleshet dhe arrestohet për islamin

Shfaqen pamjet e para të Sami Osmakac të arrestuar në SHBA nën dyshimet për terrorizëm. Në ato i riu kosovar që jetonte prej vitesh me familjen duket i ndikuar mjaft nga pikëpamjet religjioze.
Sipas babait të tij, Samiu ka punuar në furrën e familjes në St. Petersburg deri para një viti kur shkoi në Turqi dhe u shndërrua në njeri mjaft religjioz.

Madje ai i revoltuar përleshet me disa njerëz vitin e kaluar pas një koncerti ku thekson se ‘ata që nuk besojnë në islam do të shkojnë në ferr’. Pas këtij revoltimi të 25 vjecarit ndërhyn polici duke e arrestur. Fqinjët e familjes Osmakac në një kronikë televizive të ABC thonë se ai vitet e fundit është izoluar mjaft dhe ka shprehur pikëpamje ekstreme islame.

Osmakac i cili është nga Lubizshda e Prizrenit ka emigruar kur ishte 4 vjec në SHBA ndërsa në vitet e fundit ai është sjellur dhe veshur me rroba që bartin muslimanët.

SHPËRNDAJE