oppp4Nga Don Samson Pjetraj

Është e njohur se në shumë zona të Kosoves vota shitet si në Shqipëri, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim.

Katolikë e mysliman, me shitjen e votës tuaj, e shisni të ardhmen dhe lirinë tuaj.

Shitblerja e votës është shitblerja e lirisë. Me anë të votës qytetari zgjedh atë që e qeveris dhe jo një blerës që bëhet pronari i lirisë së tij.

Në të shtohet se një i zgjedhur që vjen në pushtet me një votë të vjedhur apo të blerë nuk e meriton atë vend. Po ashtu ai që shet votën shet dinjitetin e tij dhe me këtë votë sjell në pushtet dikë që ia blen këtë dinjitet: e gjithë kjo është në dëm të përbashkët.

Një fenomen i rëndë është vota nën kërcënim, sidomos lidhur me premtim të vendit të punës siç ndodh në Tiranë.

Prandaj është me rëndësi të mos përfshihet administrata publike vendore apo qendrore në këtë proces e aq më pak të kërcënohen me privimin e vendit të punës persona që duan të votojnë ndryshe apo kanë një bindje ndryshe nga forca politike që i ka futur në punë.

Kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe të punësuarit që me këtë punë mban familjen e tij.

Ju keni pushtetin dhe forcën qe ta shkatërroni praninë dhe imazhin e Zotit në Kosove. Ju lutem dëgjojeni vullnetin e Zotit. Zoti na ka krijuar që të duhemi nëpërmjet Tij, jo që të shkatërrohemi me urrejtje.

Të mos bëhen pjesë e fushatës fëmijët e shkollave dhe adoleshentët e të mos abuzohet me to, sikurse shpeshherë janë vënë re në këto ditët e fundit nga individë apo grupe njerëzish.

Ju bëj thirrje, dashurisë tuaj, dashurisë që e keni për Zotin dhe për qytetarët, mos i shkatërroni qytetarët dhe Kosovën, kurse uroj që të bëni që të triumfojë më e mira dhe që emrat tuaj të kujtohen për të mirën që keni bërë, për lumturinë që i keni dhuruar dhe për dashurinë që keni bashkëndarë.

Është më se i nevojshëm një administrim i rregullt i procesit të zgjedhjeve në të gjitha hallkat e tij. Në kohët e fundit mjerisht vërehen tendenca manipulimi në këtë proces nga ana e partive politike.

Ka shumë rëndësi njohja e zgjedhjeve dhe pranimi i rezultatit nga të gjitha palët dhe kontributi që procesi të jetë sa më demokratik për të pasur një Parlament e Qeveri legjitime dhe efikase.

Pas pak do kemi një fitues, por fituesi nuk mund justifikohet kurrë me vuajtjen, urrejtjen që mund te ndodhë për arsye të kësaj fitoreje, dhe që kjo vuajtje, urrejtje vërehet në ballin, sytë e tyre.

Vota juaj duhet të jetë për një Parlament që sjell një qeveri, e cila lufton pa kompromis korrupsionin, këtë plagë vdekjeprurëse për demokracinë në Kosove.

Gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha strukturave shoqërore dhe qytetarëve që të angazhohen për një Kosove pa vrasje dhe hakmarrje. Jeta është e shenjtë dhe askush nuk mund të prekë jetën e tjetrit.

T’i lutemi Zotit për një Kosovë që di të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike e për një mbarëvajtje të procesit zgjedhor të 8 qershorit 2014.

 

SHPËRNDAJE