Kosova të pres njohje nga Afrika

 

Tanzania dhe vendet e tjera afrikane po e shqyrtojnë mundësin e njohjes së Kosovës, duke mos i paragjykuar marrëdhëniet me Serbinë. Megjithatë ata i kanë vënë kushte Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Këtë e ka bërë publike ministri për Bashkëpunim të Jashtëm të Tanzanisë, Bernard Membe në një intervistë për “The Guardian”.

Ai ka pranuar se ka vështirësi në këtë moment të njihet Kosova për shkak të çështjes së Saharës Perëndimore. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë thënë se “Afrika është gati ta njoh Kosovën – mbase edhe nesër në mëngjes – nëse Britania e Madhe dhe SHBA e njeh Saharën Perëndimore”.

Pozita e Afrikës karshi njohjes së Kosovës është komplekse, për shkak të shumë çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me territoret në këtë kontinent. Megjithatë, kjo çështje do të diskutohet në agjendën e Unionit Afrikan.

Prej 53 vendeve anëtare të këtij Unioni, vetëm 12 e kanë njohur Kosovën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni