KOSOVA NË PRAG TË NJË QEVERIE TË FORTË DHE OPOZITE TË FORTË

Nga Nefail MALIQ

Ashtu siq kishte paralajmëruar kreu i PDK-së z.Hashim Thaci, kryeministër në largim (dhe afrim..? )  se pas shpalljes së rezultateve definitive të zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga ana e KQZ-së  Kosova do të ket qeverinë e re, të cilat negociata veq kanë filluar në mënyrë direkte dhe indirekte. Duket se premtimet e z.Thaci ka gjasa te realizohen edhe pse shumë pak kohë ka mbetur mes dy premtimeve asaj pas shpalljes së rezultave të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së dhe para 17 shkurtit. Dmth  Thaci dhe Partia e tij fituese e zgjedhjeve nga sot ka në dispozicion.vetem edhe 5-6 ditë për t’i justifikuar fjalët e tij dhe Kosova të enjten e ardhshme te kremtoj dy festa për një dite, pra qeverine e re dhe tre vjetorin e pamvarësisë.

»Në Kosovë është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit qeveritar, i cili do të kryesohet nga PDK dhe do të formohet nga AKR, Lista Rugova dhe partitë e minoriteteve…” lajmin e ka bëtë të ditur “RTK”, sipas të cilit mediuam “mes partisë së Thacit dhe asaj të Pacollit është arritur marrëveshja…”  Sipas burimeve të ngjajshme  koalicioni i ri qeveritar do të përbëhet nga 65 deputetë, prej të cilëve 34 nga PDK, 8 nga AKR, 22 nga minoritetet dhe 1 nga Lista Rugova.

“PDK dhe AKR do të bashkëqeverisin Kosovën”, “Sipas burimeve të sigurta: Qeveria PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet”, “Qeveria, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet” janë këta vetëm disa tituj që i shkëputëm nga disa media te shkruara dhe elektronike…se sa ja knaë qëllur këto media mmbete të shofim deri në javën e ardhshme. Por, nga kabineti i liderit të AKR-së Behxhet Pacolli dhe nga kabineti i liderit të PDK-së Hashim Thacit. Kryetari i AKR-së thonë ndryshe dhe nuk pranojnë një “marrëveshje” të tillë apo e mbajnë mfshtë për shkak “mësyshit”* nga sytë e kqinj?! Përndryshe z.Pacolli i ka deklaruar sot Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” se “gjitha shkrimet rreth ketïj koalcioni janë vetëm spekulime dhe llaf masdarke..” Sipas z.Pacoli e vërtetë këtu është vetëm një takim i thjesht me Thacin që e kishin zhvilluar parmbrëmë dhe asgjë të re s’ ka në këtë drejtim. Ngjajshëm po ashtu sot na ka deklarur edhe këshilltari i lartë i qeverisë së Kosovës z.Memli Krasniqi. Bile sipas z.Krasniqi “pirolla i qoftë disa mediave se ato më mirë po i dinë se kush me kë bëhet kolacionet, më mirë se ne këtu?! Shkrimet e fundit rreth këtyre koalicioneve jane speklime dhe s’janë gjë përveq lista të përpiluara nga vet disa media…” Në vazhdim zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Krasniqi, ka nënvizuar se kreu i PDK-së do të mblidhet dhe do të debatoj  themelimin e qeverisë së ardhshme dhe kualicionet mundshme. Dhe në këtë drejtim nga kabinet i Thaci mësohet se deri  tash me askë nuk është biseduar dhe askujt nuk iu eshte bërë ftesë dhe se për koalcionin e ri, për të cilën dihet dihet qysh në fillim të javës së ardhshme..

Analistëtt dhe ndërkombëtarët thonë se kolacionin I lartpërmendur për cka flitet ka gjasa të relaizohet, pamavrësisht nga deklarate liderëve, sepse ky koalcion ndoshta duket me i logjikshëm dhe kokëfortësisë së disa partive tjera simotra për t’mos hyrë në qeverinë e ardhshme të Thacit. Pra ketu kemi të bëjmë me një qeveri jo vetëm gati gjithpërfshrëse por edhe të forte, kupto me një opozitë të forte që Kosova ka nevojë sikurnj¨herë më parë.

Sdido që të jetë dhe cila do qeveri të drejtoj shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, ajo do të ballfaqohet që në start me në sër sfidash.  Përveq problemit të Mitrovicës qeveria  e re e Kosovës përpara do të ketë dialogun dhe rikthimin e imazhit të Kosovës paralel me lobimin për njohje të reja të Kosovës në arenën ndërkombëatre për të debllokuar shifrën 75, sepse me këtë shifër, bile pa kalimin e numrit 100 të njohjeve, Kosova mbetet ende shumë larg pretendimeve për integrime, sidomos për anëtarësimtin e saj në OKB dhe insitancat tjera ndërkombëtare.

Qytetarët e Kosovës dhe popullata shqiptare në përgjithësi, sikur edhe ndërkombëtarët (kupto vendet aleate dhe mike të Kosovës)  urojnë që para 17 shkurtit Kosova të kenë një qeveri të qëndrueshme dhe jo të « akullt »  e cila mund të shkrihet deri në shëngjergj apo vjeshte, për t’mos hyre shqiptaret në librin e Ginisit për ndrrim të qeverive dhe demonstrata andej e këndej. Krahas kësaj qeveria të qëdrueshme dhe te fortë, sipas forumulës së lartpëmendur (Thaci-Pacolli-Rugova me monoritet) padyshim se Kosova ka nevojë edhe nje opozite të fortë e cila do t’i rrin kujdestare e (mos) avancimeve të proceseve. Themi opozitë e fortë sepse jashtë kësaj « loje » numrash të votave kan mbetur me dashje e padashje vëllau i madh i opozitës (LDK) me në krye me Isa Mustafën i cili nga Velanija kërkonte të hyjë në koalicion por me njerëz me duar të pastra, ndërsa me AAK e Ramush Haradniajt i cili nga Haga kërkonte për partinë e tij postin e kryeministrit. AAK së fundi burrërinë e vetë me LDK-në e tregoi me kushtëzimin e fundit drejtuar PDK-së se « në koalicion me Thacin po, por vetem me LDK-në e asesi ndryshe. ». Këtu nuk duhet harruar as vëllaun e vogël të opozitës Albin Kurtin e « vetvendosjes » i cili duket se po rritet shumë shpejtë, me gjase që në zgjedhjet e ardhshme të hynë në radhë dhe të garoj në qeverisjen  e vednit me vëllezrit  e mëdhenj. Këta të fundit nu kishin “selame” e as kushtëzime, por Vetvendosja” ishte kunder dy partive të mëdha PDK-së dhe LDK-së te”cilat për disa muaj kishi paralziur institucionet e Kosovës në luftëne ytre për pushtet.

Sidoqftë, duket se Shqipëria dhe Kosova këtyre ditëve ka kaluar « gripin »m, për t’mos thnë luftën civile siq kishin ndjellur disa media serbe, kështu duke shpëtuar vendet tona nga « puci i qadrave » në Tiranë dhe   « puci  i kushtëzimeve» në Prishtinë. Tash opozita e dy vendeve duhet të luftojnë për suksese dhe progresin e shtetit bashkë me avancimin e proceseve nëpër salla dhe jo në rrugë.

Nëse Kosova realizon dëshirën e ndërkombëtareve për vënine  e një qeverie  me njerëz me duar të pastra, padyshim edhe qytetarët  dhe insitiuionet e Kosovës kanë dëshrë dhe të të drejtë të kërkojnë nga ndërkombëatrët, sidomos UNMIK edhe  organizmat tjera të veprojnë me duar të pastra, duke mos u influencuar nga propaganda serbe, sallave dhe qarqe tjera antishiptare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni