Sipas rezultateve përfundimtare të regjistrimit (Kosova ka aktualisht 1.739.825 banorë) por jozyrtarisht Kosova me Luginën e Preshevës  ka  1.889 .825 banorë, thuhet në një raport të ekipit hulumtues të agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Prishtinë/Preshevë, 21 shtator

 

Përkundër të dhënave të eskpetëve zvicerane dhe ndërkombëtare se Kosova ka 2.100.000 banorë, shifrat zyrtare të Prishtinës flasin për një reduktim të banorëve, ku  Kosova ka aktulaisht paska vetëm 1.739.825 banorë edhe pse në raportet e OKB (PNUD) nataliteti në Kosovë konsiderohet ketyre dy decenive më i larti në Evropë. (Situé au coeur de la péninsule balkanique, le Kosovo couvre une superficie de 10 908 km2, soit près d’un quart de la Suisse. Fort de quelque 2,1 millions d’habitants, le Kosovo abrite plusieurs ethnies, dont une majorité albanaise. (http://www.bfm.admin.ch/content/dam/data/migration/publikationen/diasporastudie-kosovo-f.pdf)

 

E përmendëm shifrën  1.889 .825 banorë që ka sot Kosova, duke përfshirë ketu edhe qytetarët e Luginës së Preshevës që shpesh njihet e shkruhet nga perosonalitete e mediat shqiptare dhe ato botërore si Kosovë Lindore. Pra, krejt  e logjikshme se nuk duhet harruar këta banorë prej 150-mije sish, që dikur ishin mbi 200.000 mijë. Por, pasojat e spastrimeve etnike serbe ja kanë arritur qëllimit të vetë, duke bërë reduktimn dhe tkurrjen jo vetëm të shifrave por edhe të vendbanimeve shqiptare, nëse kemi parasysh Medvegjën  e cila dikur ishte shumcë, ndërsa sot pakicë ?!

 

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë janë publikuar të premten në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, organizuar nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve 92.93 për qind janë shqiptarë, ndërsa të tjerët i takojnë komuniteteve tjera që jetojnë në vend. Po ashtu, thuhet se 61% e popullsisë jetojnë në zonat rurale ndërsa 35% janë ekonomikisht joaktiv.

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë se këto të dhëna do t’i japin fund spekulimeve joshkencore dhe se do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave të bazuara në parametra profesionalë.  “Këto të dhëna do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave të bazuara në parametrat profesionalw të mbledhura sipas standardeve ndërkombëtare”, ka pohura z. Krasniqi.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka quajtur thesar rezultatet përfundimtare të regjistrimit. Këto të dhëna, sipas saj, do të kenë ndikim pozitiv në të gjitha fushat.

“Qeveria e Kosovës e konsideron këtë regjistrim si projekt me rëndësi kapitale, si një faktor esencial në planifikimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e vendimeve të drejta për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë dhe qytetarët e saj”, ka thënë Tahiri Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se posedimi i të dhënave të sakta është i domosdoshwm për çdo politikëbërje.Ai madje theksoi se rezultatet përfundimtare kanë rëndësi të veçantë për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

SHPËRNDAJE