Kosova i kërkon Serbisë që të rikthejë pasurinë e saj arkeologjike, e cila është dërguar në Beograd për t’u ekspozuar në muzeun e shkencave në vitin 1999, por që nuk u kthyen më kurrë. Arkeologjia në Kosovë ka qenë në krizë që nga koha e luftës. Për shkak të fondeve të pakta gërmimet ndaluan.

Zbulimi i parë i nivelit të lartë është bërë këtë javë në Reshtan, në pjesën veriore të Kosovës, ku një objekt 6 mijë vjeçar doli në dritë. Të ruajtura mirë, enët e qeramikës dhe objektet e kultit të cilat ndodhen pranë vendbanimeve dhe varreve do të shfaqen së shpejti në Muzeun e Kosovës.

Ndërkohë Muzeu Arkeologjik i Kosovës së bashku me qeverinë e vendit kanë nisur një fushatë për kthimin nga Beogradi të 1247 objekteve arkeologjike dhe etnologjike. “Nga të gjitha ligjet ndërkombëtare, objektet e marra për të ekspozuar në një vend tjetër duhet të kthehen në vendin e origjinës Unë shpresoj se këto objekte do të dërgohet në shtëpi”, tha arkeologu Kemalj Luci.

Qeveria e Kosovës thotë se objektet janë marrë në Beograd për një ekspozitë në 1999. Që atëherë vetëm një prej tyre u kthye. “Objektet që u ekspozuan në galerinë e shkencës në Serbi janë objekte të klasit të parë, të ruajtura mirë dhe ato më të bukurat të cilat tregojnë trashëgiminë e Kosovës,” tha Luci.

Kthimi i thesareve arkeologjike të Kosovës është një prej temave të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës të cilat vazhdojnë të mbahen në Bruksel. Beogradi, i cili nuk e njeh Kosovën, thotë se objektet i përkasin Serbisë.

SHPËRNDAJE