Qeveria e Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë për moszbatimin e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal nga ana e Serbisë. Kjo shkelje ka ndodhur sot në një konferencë rajonale në Beograd, ku Serbia si organizatore ka dështuar të zbatoj pikën 2 dhe 4 të marrëveshjes.
Për rrjedhojë, përfaqësimi i Republikës së Kosovës është pamundësuar dhe përfaqësuesi i saj e ka braktisur konferencën, thuhet në kumtesën e qeverisë.

SHPËRNDAJE