Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta që i jep urdhëra ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Dritan Prifti, për një aferë që ka të bëjë me dhënien e një tenderi, anulimin e një tenderi tjetër dhe punësimin e një militanti.

 

Ja dhe dialogu i zhvilluar mes tyre në zyrën e Priftit:

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.

Prifti: Po cfarë problemi ka?

Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas biseda vijon për një cështje tjetër. Meta i jep udhëzime Priftit që të plotësojë kërkesat e tij që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.

Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.

Por aferat e numrit dy të qeverisë nuk mbarojnë me kaq. Ai hap cështjen e një hidrocentrali, ku thotë se nëse tenderi i jepet një personi të afërt me të, do të marrë një ryshfet prej 7 për qind.

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti:
Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.

Pas telefonatës:

Meta: Për emrin tim … prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes … se prokuroria e hap…

SHPËRNDAJE