rugggggostabiliteti politik në Kosovë po ndikon edhe tek investitorët e huaj dhe nga kjo gjendje pasojat do t’i bart ekonomia e përgjithshme e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike, por edhe zyrtarë të qeverisë.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, për Radion Evropa e Lirë tha se gjatë takimeve me investitorë të interesuar për afarizëm me Kosovën, gjatë këtij viti nuk është përmendur situata politike si problem.

Sipas eksperteve kosovare ka pasur raste që ngerqi politik, pergjimet e boseve politiko-bandist, korrupcioni  dhe mafia ne kryre te shtetit kosovar, imazh ky i keq i Kosoves kanë penguar ardhjen e investitorëve të huaj në vend, njekohesisht duke bllokuar edhe njohjet e reja

“ Në anën tjetër mund të them se nuk kemi ndonjë investitorë të madh, i cili është larguar nga Kosova për shkak të situatës politike në Kosovë”, thotë , Besian Mustafa, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)

Vitin e kaluar, por edhe gjatë këtij viti, nuk kanë munguar as protestat e organizuara nga partitë opozitare, duke kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacion më Malin e Zi dhe krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe sulme ndaj ndërtesave shtetërore dhe veturave të personave zyrtarë.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se situata politike vazhdimisht ka penguar ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

SHPËRNDAJE