Korçë, shmang delet, përplas për vdekje kushëririn

Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Tren të Korçës ku Dëfrim Zhulieku është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga kushëriri i tij, Edi Çollaku.
Mësohet se 59-vjeçari ka qënë duke çuar bagëtitë në shtëpi në momentin kur është përplasur nga automjeti. Sipas policisë drejtuesi i mjetit në përpjekje për të shmangur delet ka goditur kushëririn e tij i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.