Koplik: Burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në orët e darkës në qytetin e Koplikut. Burri ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij dhe më pas ka qëlluar dhe veten.

Çifti Kole dhe File Makaj aktualisht ndodhen në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës.

Bashkëshortët ndodheshin vetëm në banesën e tyre, një shtëpi private në qendër të qytetit të Koplikut, kur mes tyre ka nisur një debat i ashpër.

Sheri mes çiftit Makaj ka degjeneruar në përdorimin e armës ku i zoti i shtëpisë Kole Makaj ka qëlluar disa herë me pistoletë gruan e tij, në kushtet e një tronditjeje psikologjike.

Autori i ngjarjes duke kujtuar se e ka qëlluar për vdekje gruan e tij ka qëlluar dhe veten e tij me plumb në gjoks.

Të shtënat e armëve janë dëgjuar nga djali i tyre që ndodhej vetëm 200m metra larg banesës i cili i ka vrapuar menjëherë për në banesë ku ka gjetur dy prindërit të mbuluar me gjak në gjendje tepër të rëndë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni