Konkurroj me muzikë të pastër shqipe

 

Kënga e Aurela Gaçes nuk përfaqëson vetëm Shqipërinë, por ajo përfaqëson të gjithë kombin shqiptar. “Kam një këngë e cila ka një karakter shumë të fortë shqiptar, deklaroi ajo dje në Prishtinë.

Kënga e Aurela Gaçes është fituese e Festivalit të Këngës të RTV dhe përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Kënga e Aurela Gaçes nuk përfaqëson vetëm Shqipërinë, por ajo përfaqëson të gjithë kombin shqiptar.

Aurela Gaçe në një konferencë për shtyp dje më Prishtinë deklaroi: “Kam një këngë e cila ka një karakter shumë të fortë shqiptar”, muzika të cilën Aurela dhe bashkëpunëtorët e saj përcjellin në Eurovizion ka karakter shqiptar. Ajo shtoi se edhe sikur e fundit të mbetet në listë, nuk i intereson shumë, sepse të paktën nuk do të shkojë me një melodi që është shumë e përgjithshme. ”Nuk do të shkoj me një pop që mund ta bëjë një anglez më bukur, nuk do të shkoj me një rok që mund ta bëjë gjithkush më bukur, ne kemi muzikën tonë dhe bashkëpunëtorët e mi Shpëtim Saraçi dhe Sokol Marsi më kanë dhuruar një këngë me të cilën ndjehem me këmbë në tokë, ndjehem mirë që e këndoj, andaj nuk më intereson shumë se si do të shkojë politika në qoftë se ajo është vërtet politikë. Ajo shtoi se shtetet të cilat janë më të mëdha dhe që kanë më shumë popullsi kanë përparësi të votojnë më shumë për një këngë të cilën ata mendojnë se duhet të fitojë, por në duhet të mblidhemi të gjithë shqiptarët kudo jemi dhe kanë mundësi të votojnë. Është çasti që duhet të mblidhemi, por edhe nëse ato janë në numër më të madh unë prapë besoj që kënga i ndan muret, nëse dikush pëlqen atë këngë që unë e këndoj nuk do të mendohet dy herë, do ta japë votën”. Ndërkaq në festivalet të cilat ajo ka konkurruar në Shqipëri u shpreh se asnjëherë nuk ka shkuar me bindjen se do të fitojë, ajo vetëm ka hyrë në konkurrim se ka një këngë të bukur dhe se e këndon me dëshire. “ Unë nuk hy për të fituar por për të dhënë dashuri, sepse për mua muzika është dashuri dhe pasioni im nuk ka ngjyra, këndimin të cilën zoti ma ka falur është një dhuratë të cilën unë dua ta ndajë me të gjithë botën, kanë mundësi ta dëgjojë të gjithë, prandaj e kemi kthyer në anglisht që të kenë mundësi të gjithë ta mësojnë, sepse duke e kënduar në anglisht unë e kam rastin t’ju jap mundësin të këndojnë melodinë shqiptare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni