KONFERENCA E LONDRËS 1913, FILIMI I TRAGJEDISË KULMORE TË ÇAMËRISË

Shkruan Eugen SHEHU

   Në vështrim në thellësi të viteve,në historinë e brigjeve shqiptare të Çamërisë,anipse i shpejtë, na bën me dije rreth luftërave shekullore,midis shqiptarëve dhe grekërve,në jugun e ballkanit. Veçanërisht në periudhën e mesjetës kur princërit shqiptarë u bënë zot të trojeve amtare,këto beteja nuk u shmangën dot.Një ogur i bardhë për viset e Çamërisë dhe krejt ato shqiptare,paralajmëroi sigurisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878.

 

Duke u vënë nën mbrojtjen politike dhe ushtarake të kësaj Lidhjeje,trevat shqiptare po shpallnin përpara Portës së Lartë,synimet e qarta të tyre,jetesën e viseve arbërore,si unitet tokësor,etnik dhe historik.Ndonëse ne e dimë se si u shtyp lëvizja e fuqishme kombëtare e inicuar prej Rilindasve tanë,rëndësia e saj arrin disa dimensione.Dhe mendoj se pikërisht,përkitazi me problemin e Çamërisë,burrat e Shqipërisë së asaj kohe dhanë një kontribut të pakrahasuar.

I marrë në konsideratë prej Portës së Lartë si edhe fuqive të tjera të mëdha evropiane,në Konferencën e II të Stambollit,në prill të vitit 1881,problemi i viseve të Çamërisë u trajtua gjërësisht.Falë emrave të shquar të shqiptarëve,të cilët kishin ndikim të madh në Stamboll,kjo konferencë njohu si pjesë të Vilajetit të Janinës,krejt brigjet nga veriu i Gjirit të Prevezës deri në perëndim të lumit Araht,duke shkëputur sigurisht disa toka të pakta,me ç’rast iu aneksuan Greqisë.Ndonëse kjo e fundit bëri përpjekje të mëdha në Stamboll,për të shkëputur deri edhe Janinën,viset shqiptare shpëtuan prej aneksimit të fqinjit jugor të saj.Ndërkaq,për shqiptarët e të katër vilajeteve,viti 1912 do shpaloste  përgjegjësinë  e madhe historike për t’u dalë zot fateve të vendit të tyre.Kjo përgjegjësi u pasqyrua në të dy kahjet e lëvizjes kombëtare si në ate politike ashtu edhe në rrëmbimin e armëve për t’u përballur me rreziqet.E vërteta është se këto rreziqe  po u vinin shqiptarëve nga fqinjët e tyre ballaknik,të cilët sidomos në vitin 1912,patën hartuar një sërë planesh të fshehta për copëtimin mesvedit të trojeve autoktone shqiptare.

Kështu qeveria greke,dërgoi në dhjetorin e vitit 1912,në Londër ( aty ku do të diskutoheshin kufijtë  e rinj të shteteve) një promemorje tjetër të gjatë dhe cinike lidhur me kufijtë e saj në kurriz të Shqipërisë.Në krahinat shqiptare që ata kërkonin,hynin pos Çamëria,edhe Saranda, Përmeti,Korça, Pogradeci,Manastiri e deri në Vlorë.Mbi bazën e një plani strategjik,plan i grekërve dhe sllavëve,synonte këto troje duke paraparë si të mundshëm coptimin e krejt tokave shqiptare dhe mosegzistimin fare të racës shqiptare e cila për ta,nuk ishte e aftë të ndërtonte shtet dhe të vetqeverisej.Natyrisht këtij qëndrimi cinik,iu përgjegj menjëherë Qeveria e dalë nga Kuvendi historik i Vlorës i 28 nëndorit 1912.Në ditët e para të janarit 1913,përfaqsuesit e kësaj Qeverie, Rasim Dino,Mehmet Konica dhe Filip Noga,i paraqitën Eduard Greit,ministër i punëve të jashtme një propozim konkret lidhur me kufijtë jugorë të Shqipërisë.Në parashikimin që burrat e Shqipërisë u bënin kërkesave të tyre në londër,natyrisht sundonte logjika e fshehtë.Nëqoftëse Shqipëria nuk ka mundur të shkojë pas kombeve perëndimore,shpreheshin ata,arsyet duhen të kërkohen në kushtet e pafavorshme që e rrethonin ate.Historia e popullit shqiptar është e mbushur me luftëra të përgjakshme që i është dashur të bëjë për ruajtjen e integritetit të tij.Në asnjë kohë të egzistencës së saj kombëtare,Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj,prandaj në kohën e diskutimit të kufijve ballaknike,shqiptarët kanë të drejtë të ngrenë zërin për t’u kërkuar Fuqive Evropiane,bashkë me të drejtën për të jetuar edhe mundësinë për t’u zhvilluar në paqë si krejt kombet e tjerë.Nisur nga deklarimet e fqinjëve tanë,parashtresa e burrave të Shqipërisë,në Londër deklaronin nëse zgjedhja përfundimtare e problemit të popujve ballkanik imponohej me forcë,populli shqiptar nuk mund të duronte që të drejtat e tij të sakrifikoheshin pjesërisht dhe për më tej nuk mund të përfundohet paqja e plotë e gadishullit,derisa kufijtë që i janë njohur çdo etniteti politik,s’do të frymëzoheshin prej caqeve gjeografike dhe etnografike të çdo shteti.Vetëm dhënia e një konfigurimi homogjen Shqipërisë,do të mund të bëjë të vendoset paqja dhe qetësia në ballkan,vazhdonte kjo parashtresë.Ndërsa sa u përket kufijve,deklarimi i përfaqsuesve të Qeverisë së Vlorës ishte tejet i vendosur :

“Kufijtë që ne kërkojmë,janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse,duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht,me gjithë rrethinat përkatëse,qytetet e Pejës,Mitrovicës,Prishtinës,Shkupit  dhe Manastirit deri në Meçovë,duke u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë.Duke kërkuar këtë caktim kufijsh,populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme.Pamvarsisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm,është e nevojshëm se duke e zvogluar atë dhe duke  e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj,Evropa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet,duke mos pasur kështu,në pikpamje ekonomike burimet e domosdoshme për zhvillimin  e tij normal”(A.Q i shtetit-Tiranë,Fondi 245, viti 1913, dosja 11-19 , fleta 34 ).

Më poshtë,përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën,ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë  e koncepteve të tija politike.Tek shqiptarët interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konflikteve dhe luftërave fetare.Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht :”Populli shqiptar është i lindur,qe në rregullimin e konfliktit të sotëm,Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…”(A.Q.SH.Tiranë-fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34 )

  Siç dihet në konferencën e ambasadorëve në Londër,Rusia cariste kishte dominancë tejet të madhe, falë shpartallimit të plotë të perandorisë Osmane.Në këtë rrafsh,pozicionet strategjike të saja kërkonin të arrinin deri në ujërat e Adriatikut dhe për arritjen e këtij qëllimi ajo kërkonte të përkrahte të krishterët sllav,malazez dhe grekë,duke dashur të ringrerë lavdinë e shkuar të carëve,nëpërmjet orekseve shovene të ortodoksizmit sllav.Kufijtë e Shqipërisë të kërkuara prej qeverisë Ruse në Londër,ishin krejt qesharake,disa qindra kilometra tokë ( kryesisht fushë) e pambrojtur e palidhur me trevat e tjera shqiptare, e pazhvilluar ekonomikisht dhe tek e mbramja e gatshme për tu bërë pre e çdo fqinji grabitçar,që do të sulmonte me 700-800 ushtarë.Me dallime shumë të vogla, i tillë ishte në Londër edhe qëndrimi i qeverisë Franceze dhe asaj Angleze,të cilat kërkonin me çdo kusht të mbeteshin aleatë të tyre ballkanikë,duke u paraprirë interesave të veta,të ardhme.Ndërsa në kundërshim më këto,përfaqsuesi i qeverisë austro-hungareze,Mensendorf, deklaronte se do të ishte jo vetëm në të mirë të Shqipërisë,por krejt ballkanit,që mbrenda territorit të shtetit shqiptar,të përfshiheshin ; Janina,Konica,Korça,Follorina,Ohri,Gostivari,Tetova,Prizreni,Peja

Gjakova,dhe Shkodra.Në thelb të kësaj kërkese,Mesendorf,arsyetonte se vetëm një shtet i fortë dhe i pavarur shqiptar,do të shuante zjarret në Ballkan.

Pa dashur të zgjatemi në skenat dhe prapaskenat e kësaj konference,ndonëse në drejtim të kryetarit të saj,Eduart Greit,nuk munguan qindra telegrame,memorandume dhe peticione prej gjithë trevave shqiptare në katër vilajetet,por dihet tanimë qëndrimi përfundimtar i saj ndaj fateve të Shqipërisë.Në mënyrë tejet të koncentruar,këtë akt makabër të Fuqive të Mëdha ,ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, e përshkruan mendimtari i shquar,Mid’hat Frashëri,në librin e vet “Shqiptarë dhe Sllavë” ku pos të tjerave shkruan tekstualisht ; “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e londrës më 1913,të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide ? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte,fushat më të bukura,qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë.Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës,kullat e famshme të Çamërisë,iu dhanë Greqisë…”(Mid’hat Frashëri”Shqiptarë dhe Sllavë” botuar në frengjisht në Lozanë-Zvicër më 119,dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61 ).

  Kundër këtij vednimi kaq të padrejtë,reaguan jo vetëm përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër por krejt diplomacia shqiptare.Në krye të burrave shqiptar,printe plaku i urrtë Ismail Qemal Vlora, i cili duke njohur prapaskenat e Fuqive të Mëdha të Evropës, e ngriti lartë zërin në mbrojtje të atdheut të vet.Ai do të mbante gjithashtu lidhje kurdoherë të ngushta me atdhetarët e Çamërisë, duke i vënë në dije për gjithshka që Qeveria e Vlorës po bënte në mbrojtje të interesave të popullsisë së kësaj krahine.E vërteta është se me të marrë vesh lajmin e aneksimit të Çamërisë prej andartëve grek,drejt Londrës vërshuan dhjetra telegrame e peticione ku konferenca bëhej me dije se tokat pjellore të Çamërisë,prej shekujsh ishin shqiptare dhe s’mund t’i bashkangjiteshin tanimë një shteti të huaj.Protesta të tilla u dërguan nga prefekturat e njohura të Janinës,Filatit, Prevezës, Paramithisë etj,por nuk munguan edhe protesta nga ato krahina të tjera të shkëputura nga shteti amë,por edhe ata të mbetura në mbrendsi të kufijve politik.Kështu në një protestë që populli i Lushnjës,i dërgonte Ser Eduard Greit,në ato momente,pos të tjerave thuhej : “Nga gazetat merret vesh se në çamëri, e cila si nga pikpamja e gjuhës ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikpamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është padyshim Shqiperi,po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha.Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatëresa të përhershme,të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë.Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi,populli i madh e i vogël padyshim feje,sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet konferencës ,duke iu lutur me lot zie në sy,që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të Shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut,të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut”(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë.Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67 ).

Por protestat e tilla të shqiptarëve,kurdoherë ranë në vesh të shurdhur.Tanimë në pejsën më të madhe të tyre,kufijtë ishin përcaktuar dhe për probleme të vogla që do të dilnin në përcaktimin e disa fshatrave pa rëndësi të madhe,u vendos të krijohej një Komision Ndërkombëtar.Sipas Nenit 5,të rregullores së këtij komisioni,përcaktimi i kufirit në këto fshatra do të bëhej sipas konstatimeve etnografike,ku do të hartohej gjuha amtare e folur e vendasve:komisioni gjithashtu parashihte të mos merrte anën e manifetsimeve të ndryshme politike të etnive.Ende pa u tharë boja e këtij vendimi të marrë në Londër,(më 11 gusht 1913) qeveria greke e cila kish shkuar me rreth 12 mijë ushtarë të rregullt në Gjirokastër e Korçë,filloi masakrën e madhe të djegjes së fshatrave.Në mënyrë krejt barbare,në verën dhe vjeshtën e vitit 1913,në jugun e shtetit amë,u dogjën rreth 12 mijë shtëpi të shqiptarëve mysliman.Burrat u ndoqën deri në majat e shpateve më të egra,ndërsa gratë dhe foshnjat u therrën me thika për të kursyer plumbat.Ende pa arritur,përfaqsuesit e Komisionit Ndërkombëtar të caktimit të kufijve,në shumë fshatra autoktone shqiptare u suallën familje greke,iu dhanë atyre shtëpi e tokë të konfiskuara nga shqiptarët dhe u porositën që në rast se do të merreshin në pyetje prej ndërkombëtarëve të kufirit,të pohonin se jetonin prej shekujsh aty.Ndërsa me shqiptarët e krishterë në vise të Sarandës,Kolonjës,Gjirokastrës e Korçës,nuk lanë dredhi pa përdorur e premtim pa bërë,kinse ata do të deklaronin se donin të jetonin nën Greqi,”mrekullitë” nuk do të kishin të maruar.E vërteta është se propaganda, e ndërthurur edhe me mjete të tjera siç ishin paratë e dhëna disa krerëve filogrek,bënë të tyren.Në ndonjë rast,siç ishte ai  i parisë së krishterë të Korçës,u pranua qeverisja greke,por mekanizmi nuk funksiononte,falë atdhetarëve të shquar të kësaj treve si : Mihal Grameno,Sali Butka,Qamil Panariti,Shahin Matraku, motrat Qiriazi, Papa Kristo Negovani etj.Bandat e andartëve greke,shkuan deri aty sa të vrisnin shqiptarë të pafajshëm të cilët refuzuan të mbanin në dritaret e tyre flamujt grek,me ç’rast do të mashtroheshin pjestarët e këtij komisioni Ndërkombëtar të Kufijve.Jo rrallë,në sytë e tyre,pjestarët e këtij komisioni,vërenin se ishin me qindra shtëpi të djegura në këto fshatra,të cilat në mënyrë të çuditshme ishin të parrezikuara nga zjarri,vetëm me ndonjë flamur grek.Për më tej, trupat e rregullta të ushtrisë së Veneziellosit,nuk nguruan të lyenin edhe vetë,në ngjyrat e flamurit grek,mjaft shtëpi shqiptarësh,në ato zona ku do të kalonin përfaqsuesit e komisionit në fjalë.Mbas shumë peripecish,Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve,mundi të krijojë idenë e saktë mbi ato fshatra  që përshkoi.Natyrisht,në çdo ditë të punës së vet,ai u gjend përballë presionit të qeverisë greke të Venezellosit,si edhe dhunimeve e masakrave që kryenin në këto vende,andartët grek.

Në fund të vitit 1913,ky komision pasi kishte verifikuar shumë prej këtyre fshatrave,mundi të përcaktojë një vijë kufitare definitive, e cila u kontestua menjëherë nga qeveria greke.Por dy muaj më pas sigurisht nën presionin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha,Veneziellosi me shkresë të veçantë,pranonte kufijtë e vendosur nga komisioni. Në ditët e para të marsit 1914,ndërsa përfaqsuesi i ushtrisë shqiptare dhe ai i komisionit Ndërkombëtar të Kufijve,nënshkruanin marrveshjen sipas së cilës trupat e rregullta të ushtrisë greke do të largoheshin menjëherë nga Qarku i Korçës dhe ai i Gjorokastrës,pikërisht atëherë u thirr nga lashtësia,dinakëria tradicionale helene.Një varg luftërash të gjata shpërthyen midis 2-3 mijë shqiptarëve të pa armatosur siç duhet dhe rreth 15 mijë trupave greke të ushtrisë së rregullt në bashkëpunim me andartët.Këto luftëra ku u dogjën rreth 250 fshatra,mijëra shtëpi,u vranë gra e fëmijë të pafajshëm,përkojnë me deklaratën e kriminelit Venizellos,i cili jo pa cinizëm u ish drejtuar më 1913 miqve të tij,duke thënë se “edhe nëse do të tërhiqemi nga tokat shqiptare brenda kufijve londineze,ne nuk do të lëmë gjë tjetër prapa veç zjarr dhe hi”.Ndërkaq urat e zjarreve ishin dezur edhe në tokat e bukura e pjellore të Çamërisë.Ndërsa,përfaqsuesi i qeverisë osmane,në Athinë,duke nënshkruar mbarimin e luftës midis atyre dy shteteve,përcaktonte qartë edhe qëndrimin që duhej të mbante qeveria greke,me etnitë  e tjera,pas rivlersimit të kufijve prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër.Banorët  e shkëputur prej trungjeve amë,ndonëse njihnin për juridiksion shtetin grek,kishin të drejta të barabarta me grekërit dhe për më tej,do të mbanin në çdo kohë edhe nënshtetësinë turke.Në mënyrë tekstuale,lidhur me pronat,në këto marrveshje të nënshkruar në Athinë,thuhej pos të tjerave ;”Askujt nuk mund t’i merret prona e vet pjesërisht apo tërësisht, drejtëpërsëdrejti apo në mënyrë të tjera”.(A.Q.SH.-Tiranë.Fondi 251.dosja.83.fleta 173).

Ende pa u ratifikuar marrveshja,ushtarët dhe andartët grek,vepruan me turma zjarri në duar t’u vënë flakën,shtëpive dhe atdhetarëve më të shquar të Çamërisë.Në Janinë e Filat,në Paramithi e Lekures,agjentë të fshehtë grekë rrethonin shtëpitë e atdhetarëve shqiptarë dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme nisën të rrëmbejnë ara,vreshta dhe sipërfaqe të tëra ullinjësh,për t’ua bërë dhuratë kolonëve grekë të ardhur enkas nga juglindja e Greqisë.Mendoj se është e udhës të sjell këtu,dëshmi autentike të hulumtuara në terren prej studiuesit të njohur të Çamërisë,Ibrahim Hoxha.Lidhur vetëm me një pjesë të vogël të rrëmbimit të pasurive çamë,në vitet 1913-1914,ai kumton ;

Rexhep Osman Çaparit iu përlanë pronat që zotëronte në fshatrat Goricë e Harce,kurse Seit Çaparit iu morrën tokat që i përkisnin në fshatin Lije dhe në vendin e quajtur Kucura.Tërë pronat e qytetit dhe të fshatrave të rrethit të Paramithisë u zhveshën nga gjithçka zotëronin në fusha dhe fshatra të ndryshëm të Frarit,në Camofshtra,në malësinë lindore të Paramithisë e gjetkë nder ta ishin edhe Prronjatet,Dinenjte,Bollatatet,Bakot,Muhtenjtë,Kalenjtë etj.Kështu p.sh, vëllezërve ;Qemal.Mazar e Nuri Jusufi,Sulejman Dino,vëllezërve Sulejman,Hetem e Hasan ,Suhbi Sulejman Dino si dhe vëllezërve Abedin e Eqrem Haqif Sulejman Dino iu perpinë pronat e shumta që kishin nëpër fshatrat e Frarit lindor,në Camofshatrat lindorë e gjetkë.Agako (metli) Pronjës,trashigimtarëve të Fuad Prronjos dhe Prronjatëve të tjerë iu morrën pronat që kishin në fshatin Shamete,në Lefterhuar,në Llabanice,në Popovë,në Selam,në Plakë,në Lumare të Janinës etj. Abedin Bakos,Ahmet Bullatit,Haxhi Shehut,Omer Manopullit,Zeqirja Shehut,Tahir Bakos u morën jo vetëm arrat,por edhe bahçet dhe bostanet që kishin në afërsi të shtëpive,pa zënë në gojë pastaj tokat dhe kullotat dimërore,ndër ata që patën më tepër humbje në këtë drejtim ishte edhe Riza Nexhip Kali,të cilit iu grabit edhe tërë kullota dimërore e quajtur Delvic.Nuk ishin të paktë edhe pronarët prej fshatrave të rrethit të Paramithisë që u lanë lakuriq.Ndër ta ishin edhe Mulla Salihu e Murat Isufi nga fshati Dhormi,Balinjtë e Kapolitet nga fshati Gardhiq etj.Ndër Karbunaritet që u lanë me gisht në gojë ishin edhe tërë mali Line ( kullotë dimërore) dhe kullota Bravar si edhe shumë hektar toke buke,iu morën edhe 3 mijë krerë  bagëti të  imta(dhen) 650-700 krerë lope dhe po aq kuaj.Tefik Qemal Haxhiu dhe Xhemajve iu gllabëruan kullotat dimërore që ndodheshin në vendin e quajtur Gurovalat”.(I.Hoxha “Viset kombëtare shqiptare në shtetin Grek” faqe 89 ).

Më tej tragjedia çame, do të thellohej edhe në jugun  e saj,në fshatrat e bukur të Prevezës, e cila sidoqoftë kishte treguar me fjalë e vepra se nuk mund t’iu nënshtrohej synimeve shoveniste të Athinës.Duke u grabitur në pik dite,nën mbikqyrjen e andartëve,banorët shqiptarë të fshatrave :Sheshevë,Strevine,Çaprazli,Flamur,Dhuvjan,Strangjil,Lisar,Rrenjos  etj, në të vërtetë u merrej atyre pasuria e fundit,u rrrëmbehej buka e gojës e fëmijëve dhe për rrjedhojë krejt ardhmëria.Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur me çdo kusht këto pasuri atërore,dhjetra trima të Çamërisë u ndëshkuan nga inkuizitorët e Athinës,duke i djegur në turrën e drurëre.

Tanimë jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë,por krejt ata që në mënyrë të dhunshme iu shkëputën prej trungut amë,ishte e qartë se do  të luftonin pafundësisht me pushkë,me pendë,me shkronja e dinjitet për të mos u asimiluar prej fqinjëve grabitqar.Ata do të duhej të ecnin përmes sfidave të reja për mbijetesën e racës së tyre.Në mënyrë shumë të përmbledhur,në librin e vet “Shqiptarët”,lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër,Villiams do të shprehej ;”Diplomacia mendjelehtë evropiane,duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri.Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre,në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”.(G.Villiams “shqipatrët”-Tiranë 1934 , faqe 37 ).

Tragjedia pat nisur.Rrjedhat e saj do të shëndrroheshin në gjak shqiptarësh të pafajshëm,ajo ende vazhdon në ditët e  sodit,,nga mëkatet e civilizimit europian”- Çamëria është shqiptare.

Bern-Zvicër


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni