Asociacionet e ndryshme shqiptaro – amerikane kanë takuar delegacionin shqiptar në Çikago në margjinat e Samitit të Aleancës.

Përpara samitit të NATO-s, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, dhe zyrtarë të tjerë të lartë u pritën nga aktivistët dhe përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane të komunitetit në shtetet e Illinois dhe Wisconsin.

Në këtë takim kryeministri Berisha paraqiti një pasqyrë me arritjet që Shqipëria ka patur këto 20 vitet e fundit.

Ndër të tjera ai foli për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor, dhe për avancimet që nga viti 1992 e deri më sot që janë të lidhur me treguesit pozitivë statistikor të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera në rajon dhe në Evropë. Në nivelin e zhvillimit ekonomik kryeministri foli për përqendrimin e kabinetit të tij për prodhimin e energjisë, turizmin, dhe avancimin e qeverisjes digjitale për të rritur transparencën.

Aktivistët e udhëhequr nga Xhevat Sherifi i përshëndetën ngrohtësisht arritjet e deritanishme dhe i theksuan kryeministrit se presin një bashkëpunim institucional midis diasporës dhe Shqipërisë.

Për këtë iu kërkua hapja e një zyre konsullore në qytetin e Çikagos për shqiptarët në Illinois, Ioëa, Indiana, e Wisconsin. Midis të tjerave iu kërkua edhe qëndrimi i Kryeministrisë Shqipërisë për situatat politike jashtë shtetit amë në Mal të Zi, Preshevë, Maqedoni dhe Çamëri.

Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë ndryshim kufijsh por do të shqyrtonte këto çështje dhe se do të punojë edhe për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fokus të tij ish edhe çështja çame e cila ish parashtruar nga ai qysh nga fillimet e viteve 90 tek pala greke e deri tek Papandreu. Berisha tha se problemi çam është një problem që do të hasë pengesa por do të gjejë një zgjidhje graduale teknike dhe juridike dhe se ai do të vazhdojë ta parashtrojë atë tek përfaqësuesit grekë.

Në lidhje me kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë iu kërkua që Berisha ti bashkëngjitet festimeve në diasporë dhe të dekorohet post-mortum Charles R. Crane. Ai lindi në Çikago dhe qe një mbrojtës i madh i çështjes shqiptare me presidentin Ëilson në Konferencën e Paqes në Paris. Sipas z. Sherifi, Charles R. Crane si filantrop, mik i kombit shqiptar e mbështetës i motrave Parashqevi e Sevasti Qiriazit, dhe partisë Albanian American Party të themeluar nga Kristo Dako në 1917 meriton një mirënjohje të tillë.

Përfaqësuesit e organizatave shqiptare në Illinois dhe Wisconsin u shprehën të gatshëm të jepnin kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan dhe se mirëpresin çdo lider shqiptar që punon për bashkimin kombëtar dhe të drejtat e shqiptarëve kudo sipas standardeve demokratike amerikane.

Pas takimit me krerët e organizatave, Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit Atlantik. Samiti vijon ditën e Hënë ku do të ketë konferenca me krerët në lidhje me paqen në Afganistan.

 

Agjenda për Konferencën për investime ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë

Përfaqësuesit e SHSHA-së, drejtori ekzekutiv Skënder Karaçica dhe sekretari Mahmut Skenderi ia paraqitën delegacionit nga Shqipëria zavendëskryeministrit dhe ministrit për punë të jashtme Edmond Haxhinesto dhe ministrit të mbrojtjes Arben Imamit, Agjendën për Konferencën për Investime Ekonomike në Çikago për ekonomitë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë takim që u mbajt në JW MARRIOTT në Çikago,u tha se ka kohë që asociacioni ekonomik dhe financiar në fushën e investimeve në botë “Overseas Strategies” me presidente dr.Emily Brinkmoeller, ka bërë propozimin për agjendën e Konferencës në të cilën do të merrni pjesë më se 300 korporata gjigante ekonomike nga SHBA-ja dhe vendet e zhvilluara të botës. Ky asociacion,siç thuhet në agjendën e propozuar,në kuadër të participimit të kapitalit të përbashkët nga korporatat gjigante amerikane dhe nga bota, në llogaritë e veta tashmë kanë afro 500 bilionë dollar që janë të gatshëm që të lëvizin drejt ekonomisë së lirë në ato vende ku ka infrastrukturë të mirëfilltë ligjore dhe të sigurisë së kapitalit investues.

Me rastin e pranimit të agjendës së Konferencës Ekonomike të Çikagos, ministri i jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto theksoi se këtë nismë të SHSHA-së do të shqyrtojmë gjithanshëm nga ekspertë të ekonomisë në Shqipëri dhe kabineti i qeverisë Sali Berisha.

SHPËRNDAJE