Sipas shefit të Departamentit për Arsim, Agim Hasanit nga gjithsej 735 kërkesa për bursa, 63 prej tyre janë refuzuar nga i cili del se shkak kryesor për refuzimin e tyre është nota mesatare e cila ka qenë në kundërshtim me kriteret e konkursit

Valon BEGZADI

Bujanoc, 12 prill / AIK-Presheva Jonë

Në mbledhjen e fundit antarët e komisionit për ndarjen e bursave në komunën e Bujanocit, kanë bërë klasifikimin e studentëve dhe shqyrtimin e plotësim dokumenteve.

Sipas shefit të Departamentit për Arsim, Agim Hasanit nga gjithsej 735 kërkesa për bursa, 63 prej tyre janë refuzuar nga i cili del se shkak kryesor për refuzimin e tyre është nota mesatare e cila ka qenë në kundërshtim me kriteret e konkursit. Por të gjithë ata që mendojnë të bëjnë ndonjë ankesë rreth refuzimit ose plotësim të dokumenteve kanë edhe një afat kohorë prej 8 ditës.

    
Komisioni për ndarjen e bursave në Bujanoc për këtë vit ka mbajtur javën e kaluar mbledhjen e dytë pas grumbullimit të kërkesave të studentëve të cilët kanë aplikuar për marrjen e bursave për vitin 2010 – 2011, e që ishin gjithsejtë 735 kërkesa të cilët komisioni ka pasur për obligim që të i shqyrtoj dhe pas një debati sipas shefit të departamentit të arsim ne Bujanoc, Agim Hasanit, ai ka konstatuar se një numër i madh i kërkesave është dashur të refuzohen për shkak të kritereve që në starte në konkurs kanë qenë të përshkruara. Z.Hasani deklaroi për Agjencin tonë se problemi më i madh është shfaqur nga ata student që për herë të parë kanë aplikuar për të marrë bursën për këtë vit.
“Në kritere të konkursit ka qëndruar se mund të marrin bursën ata të cilët regjistrojnë vitin e parë të studimeve e që kanë notën mesatarë nga shkolla e mesme 4.6 deri në 5.00. përkundër shpalljeve që i kemi bërë shumica e atyre që studiojnë kanë insistuar të i dorëzojnë dokumentet por me gjithat unanimisht, komisioni ka refuzuar ata të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet dhe numrin më të madh e atyre që i kemi refuzuar e kemi në vitin e parë, ku gjithsejtë nga ky vit janë refuzuar 63 student të cilët kanë aplikuar që shkak kryesor ka qenë nota mesatare të cilët nuk e kanë pasur sipas kushteve të cilët i kemi përcaktuar, pastaj në vitin e dytë janë refuzuar 9 studente ne vitin e tret 11 dhe apsulventa 2 si dhe për studime master dy student janë refuzuar”.

    z.Agimi vazhdon duke theksuar se pas mbledhjes ky komision ka konstatuar gjendjen ku e ka lënë një afat kohorë prej 8 ditëve që të gjithë ata të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet ndërsa komisioni ka bërë ndonjë gabim eventual, studentet perkates mund të ankohen ose të sjellin dokumente shtesë të cilët në afatin e përcaktuar kohorë nuk kanë mundur të i sjellin.

Dhe kështu pas shqyrtimit të ankesave komisioni për bursat do të zhvilloji edhe një mbledhje ku do të i shqyrtoj me vëmendje të gjitha ankesat, nga i cili komisioni do të propozohet që studentët me not mesatare mbi tetë do të marrin një sasi më të madhe të mjeteve dhe ata që kanë mbi nëntë do të favorizohen më shume se ata që janë me notë mesatare më të dobët. Këto mjete ndahen nga buxheti i komunës së Bujanocit i cili çdo vite ngrit mjetet për stimulim te studenteve dhe sipas z.Hasani sigurisht se do të jetë muaji maj për ndarjen e Bursave.

SHPËRNDAJE