L’image contient peut-être : 2 personnes, personnes assises, salon et intérieur

Bujanoc, 8 mars  -Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti në takim menaxherin eprojektit Eu Pro, Graeme Tyndall, me të cilin bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve në kuadër të këtij programi., njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Vlenë të theksohet se bashkëpunimi i Komunës së Bujanocit me Progresin evropian (program ky që tani më ka përfunduar) ka qenë frytdhënës dhe se i njejti bashkëpunim do të vazhdojë edhe me programin e ri.

PRO BE është një program zhvillimi që do të zbatohet në vend të Progresit të mëparshëm Evropian, me vlerë 25 milionë euro dhe do të përfshijë 99 qeveritë lokale në Serbi, duke përfshirë edhe komunën e Bujanocit.

Njoftimi i komunës së Bujanocit thekson se Presidenti Kamberi dhe Tindal diskutuan mundësitë dhe bashkëpunimin në zbatimin e projekteve brenda programit zhvillimor PRO të BE.

“Duhet theksuar se pjesëmarrja e komunës së Bujanocit në programin e Progresit Evropian të përfunduar kohët e fundit ka qenë i frytshëm – bashkëpunimi do të vazhdojë në programin e ri zhvillimor”, thuhet në njoftim.

Programi PRO i BE-së do të përqëndrohet në zhvillimin ekonomik dhe do të fillojë të zbatohet në mars të këtij viti.

SHPËRNDAJE