Kontrata u nënshkrua nga kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe drejtoresha e Fondit Zhelka Jurakiq. Me këto pajisje te reja Bujanoci po krijon mundësi që edhe në vendbanimet rurale të fillojë grumbullimi dhe deponimi i mbeturinave në mënyrë të organizuar.

 

Bujanoc,9 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapsinorë përmes Fondit për mbrojtje të ambientit ndan 12.600.00 din komunës së Bujanocit, për blerjen e një kamioni për grumbullimin e mbeturinave dhe një bulldozheri për mirëmbajtjen e deponisë së qytetit.

Kontrata u nënshkrua nga kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe drejtoresha e Fondit Zhelka Jurakiq. Me këto pajisje te reja Bujanoci po krijon mundësi që edhe në vendbanimet rurale të fillojë grumbullimi dhe deponimi i mbeturinave në mënyrë të organizuar.

Vitin e kaluar nga kjo ministri komuna e Bujanocit ka përfituar 1.800.000 din për kontejnera shtëpiak për fshatin Tërnoc dhe 8. 000. 000 din për sanimin e deponisë së qytetit, njofton Shërbimi për informim. (E.S.)

SHPËRNDAJE