“Komplot” edhe në hapësirë

Rusët akuzojnë amerikanët për dështimin e sondës së tyre hapësinore të bllokuar prej dy javësh në orbitën e Tokës, pa mundur të fluturojë drejt destinacionit të saj, Marsit.

http://www.botasot.info/img/space.jpgPretendimet e gjeneral/lejtnant Nikolay Rodoniov, komanduesi i sistemit të alarmit në rrjetin e mbrojtjes anti-raketore, i kanë dhënë menjëherë shkas dyshimeve dhe teorive të komplotit.

Arsyeja e dështimit të misionit rus, sipas tij, është një radio-stacion eksperimental amerikan, i cili ka paralizuar kontaktet me sondën “Phobos-grunt”.

Sonda e lëshuar në 8 nëntor duhet të zbriste në Phobos, satelitin më të madh të Marsit ku të merrte kampionë dheu e t’i sillte në tokë. Përvec kësaj, duhet edhe të lëshonte në orbitën e Marsit edhe një satelit kinez.

Asgjë nga këto nuk ndodhi, për shkak se anija e hapësirës mbeti e bllokuar atje lart, pa ndonjë shpjegim logjik. Mjeti 13,5 tonësh thjesht nuk i përgjigjet më komandave. Përpos kësaj, ekziston rreziku që sonda 165 milionë dollarëshe të përplaset në tokë brenda disa javësh nëse inxhinierët nuk do të arrijnë të ndreqin problemin që duket se lidhet me kompjuterin e anijes.

Sa për antenat e radio-stacionit amerikan në Gakona të Alaskës, nuk është hera e parë që ato përfundojnë në qendër të teorive të komplotit. Sipas agjencisë ruse Ria Novosti, aty është duke u zhvilluar programi kërkimor Haarp i kushtuar studimit të jonosferës dhe influencës së saj mbi telekomunikacionet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni