Është përhapur nocioni se kompjuterët u hapin fëmijëve perspektivë më të mirë në jetë. Por, edhe hulumtimet më të fundit e dëshmojnë të kundërtën: fëmijët të cilëve qeveria rumune u ka mundësuar blerjen e kompjuterëve kanë filluar të jenë më të dobët në të gjitha lëndët në shkollë.

Lajmi i cili e pushtoi tërë botën: një gjimnazistë korean çdo ditë kishteluajtur nga dhjetë orë lojëra, për fat në kompjuter, dhe u bë milioner. Por, shumicës së nxënësve në botë kompjuteri nuk u sjell para as perspektivë më të mirë në jetë.

Që në vitin 2004 ekspertët gjermanë për arsim dhe edukim, Thomas Fuchs dhe Ludger Wößmann kanë hulumtuar ndikimin e kompjuterit në suksesin në shkollë.

Rezultati ka qenë i qartë: nxënësit që ulen më gjatë para kompjuterit kanë pasur rezultatet më të dobëta në testet e caktuara.

Kompjuteri duhet të shërbejë për mësim

Shkencëtari amerikan, Cristian Pop-Eleches nga universiteti njujorkez “Columbia” dhe Ofer Malamud nga universiteti i Çikagos po ashtu e zhvilluan një hulumtim për ndikimin e kompjuterit në suksesin në shkollë.

Ata janë bazuar në vendimin e qeverisë rumune që familjeve më standard të ultë t’u jap çeqe me nga 200 euro për blerjen e kompjuterëve, në mënyrë që fëmija të ketë mundësi më të mira arsimore.

Shkencëtarët kanë hulumtuar më shumë se 3.000 familje të këtilla dhe kanë ardhur tek rezultatet befasuese: Nga njëra anë nxënësit të cilët fituan kompjuter kanë treguar aftësi shumë më të mirë në punë me kompjuter, por nga na tjetër kanë pasur rezultate më të dobëta në lëndët, siç janë gjuha rumune, matematika dhe gjuha angleze, pohoi shkencëtari Cristian Pop-Eleches.

“Fatkeqësisht, shumica e nxënësve kompjuterin nuk e kanë shfrytëzuar për mësim, por secilën ditë kanë luajtur në të”, pohoi ai. Edhe psikologu Florian Rehbein potencon se kompjuteri ka pasoja negative në suksesin në shkollë: “Për këtë ekzistojnë teza të ndryshme.

Ajo më klasikja “pohon”-kompjuteri humb kohën. Fëmijët kanë më pak kohë për detyrat e shtëpisë, për aktivitete tjera të cilat ndihmojnë në mësim. Edhe një tezë e pranueshme, për të cilën në ndërkohë intensivisht është duke u diskutuar: teza e përdorimit jofunksional të medieve.

Kjo thotë, që mediet e ndryshojnë ndjenjën e shpërblimit në shkollë. Fëmija sukseset e tija më nuk i përjeton në shkollë, por në radhë të parë në lojërat kompjuterike dhe kështu gjithnjë e më shumë tërhiqet nga konteksti real i suksesit”.

Kompjuteri që nga klasa e katërt

Së bashku me këtë, fëmijët që luajnë lojëra agresive kompjuterike edhe vet janë të prirë për sjellje agresive, paralajmërojnë psikologët. Dhe për këtë kompjuteri nuk do të duhet të gjendet në dhomën e fëmijës.

Por, çka me kompjuterët në shkollë? A nuk do të duhet fëmija sa më parë të mësojë përdorimin e kompjuterit që të këtë perspektivë më të mirë në pjesën tjetër të jetës? Nuk është e domosdoshme, pohon psikologu Florian Rehbein.

“Tek kur fëmijët të dinë të lexojnë mirë dhe të llogarisin dhe kur i kanë zhvilluar aftësitë e tyre sociale, atëherë është koha për kontakt me kompjuterin. Pra, më së miri është pas klasës së katërt”, tha Rehbein.

SHPËRNDAJE