Tiranë, 7 maj 2012, NOA- Komisioni i Ligjeve  miratoi në parim projektligjin i cili lejon nisjen e hetimeve për trafik organesh në vendin tonë.

 

Tiranë, 7 maj
Ndonëse pati mendime ndryshe në radhët e mazhorancës dhe opozitës, ligji u cilësua si i rëndësishëm ndërsa u kërkua më tepër kohë për miratimin e tij.

Siç raporton noa.al, nëpërmjet këtij projektligji lejohet grupi hetimor i EULEX-it për të hetuar në Shqipëri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në vendin tonë.

Mësohet se gjatë ditës së nesërme pritet diskutimi nen për nen i këtij projektligji i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave gjatë javës së lënë pas.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi se drafti i është marrë në dorë nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

SHPËRNDAJE