EKSKLUZIVE për “Presheva Jonë” flet znj. Navi Pillay, Komesionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

 

 

Funskionarja e lartë e OKB-së znj.Navi Pillay, duke shprehur shqetësimet e saja mbi zhvillimet e fundit në Luginën e  Preshevës ka pohuar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se posedon njoftime të hollësishme mbi dënimet e nëntë shqiptarëve nga Presheva me 101 vjet burg. Madje, ajo ka sygjeruar, se nëse të dënuarit ose familjarët  e tyre besojnë se gjykimi ishte me të meta, ata mund t’i drejohen drejtpërsëdrejti OKB-së.

 

Gjenevë,UNO, 27 korrik/ AIK-Presheva Jonë

 

Se si e vlerëson situatën aktuale, në vecanti atë të të drejtave të njeriut në Kosovë, Komesionere e Lartë e OKB-së znj.Navi Pillay fillimisht në  intervistën eskluzive për agjencinë informative “Presheva Jonë” ka deklaruar se situata nga konflikti i fundit e deri më tani megjithese ka shënuar progres, megjithatë në rajon ka ende shumë për t’u bërë.  

 

Sipas saj, në rajon janë disa sfida që janë preokupuese dhe vazhdojnë ta rëndojnë situatën që po reflektohen negativisht mbi të drejtat e njeriut në Kosovë.  Kosova ka miratuar një kornizë ligjore, por zbatimi i këtyre ligjeve është shpesh i dobët. Autoritetet duhet të demonstrojnë vullnetin politik dhe të punojnë ngushtë me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile në mënyrë që të përmisojnë mangësitë ekzistuese, ka pohura në vazhdim znj.pillay.  

 

Pyetjes sonë rreth raportit të Dick Martin i cili akuzon ish-krerët e UCK-së për “trafik organesh” znj. Navi Pillay ka deklaruar  se “hetuesit mbi akuzat  nga raporti i senatorit zviceran Dick Marty mbi krerët e ish-UCK-së, për “trafik organesh” në Kosovë mund të thuhet se nuk kanë shënuar ndonjë progres të madh në. ”

 

Ndërsa lidhur me situatën në Serbi Komisionerja e lartë OKB-së znj.Pillay po ashtu e ka cilësuar alarmante, sidomos për shkak diskriminimit të të drejtave të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe sulmet e njëaspnjëshme ndaj gazetarëve dhe mediave.

  

Më konkretisht ambsadorja e  OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e  e Preshevës  ka pohuar se “mbi situtën dhe problemet që ballafaqohen shqiptarët në jug të Serbisë është e njoftuar  mirë OKB dhe  komuniteti ndërkombëtar. Në Vitin 2011, Komuniiteti për Eliminimin dhe  Diskriminin Racor ka shqyrtuar situatën e të drejtave të njeriut në Serbi dhe ka shprehu shqetësim në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve etnik në Serbinë jugore, veçanërisht në fushat e punësimit, edukimit, dhe përfaqësimi në insitucionet vendore. Krijimi i një organu konsultativ, Këshilli Kombëtar Shqiptar, mund t’i kontribuoj shumë proceset në afrimin  e palëve dhe zgjedhjen e problemeve në rajon, duke lehtësua dialogun mbi këto çështje midis qeverisë dhe autoriteteve dhe të çojë në zgjidhjen e tyre…” ka nënvizuar ajo.

 

Në fund znj.Navi Pillay, duke shprehur shqetësimet e saja mbi zhvillimet e fundit në Luginën e  Preshevës ka pohuar për agjencinë informative “Presheva Jonë” se posedon njoftime të hollësishme mbi dënimet e nëntë shqiptarëve nga Presheva me 101 vjet burg. Madje, ajo ka sygjeruar, se nëse të dënuarit apo familjarët  e tyre besojnë se gjykimi ishte me të meta, ata mund t’i drejohen drejtpërsëdrejti OKB-së.

SHPËRNDAJE