Një serb i thjesht, që i thotë vetës, intelektual dhe thirret në vota të popullit të vetë, si këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit, i quan të gjithë këhsilltarët shqiptarë, duke mos e anashkaluar as kryetarin e Komunës Shaip Kemberin dhe atë të kuvendit Jonuz Mulsiun, terroristë dhe seperatistë.

Ndër shekuj shqitarët, kanë qenë popull i shkelur, popull i vuajtur dhe i treajtuar si shtresë e dytë, pa kulturë dhe traditë, edhe pse Historia flet ndryshe, për pasardhës të Ilirëve populli më i vjetër në Ballkan.

Në Shekullin XXI, dikush dëshiron të na etiketojë Terroristë dhe seperatistë, këtë e bënë si t’ia dojë qejfi, pa e kundështuar askush.

Një serb i thjesht, që i thotë vetës, intelektual dhe thirret në vota të popullit të vetë, si këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit, i quan të gjithë këhsilltarët shqiptarë, duke mos e anashkaluar as kryetarin e Komunës Shaip Kemberin dhe atë të kuvendit Jonuz Mulsiun, terroristë dhe seperatistë.

Nëse kuvendi komunal është institucioni më i lartë i pushtetit lokal dhe nuk reagoi ndaj këtyre fyerjeve ndër më të shëmtuarat, që iu drejtuan popullit shqiptarë, sepse ata këshilltarë sikurse edhe kryetarët, kanë dalë nga vota e popullit, atëherë vërtetë shqiptarët, i ngrohin ato karrika vetëm për interes.

Ndaj këtyre fyerjeve askush nuk reagoi aq ashpër, sa reaguan ndaj propozimeve të grupit të këhsilltarëve të PD-së, për ndërrimin e emrave të 4 rrugëve nga 80 sa ka gjithsej qyteti i Buajnocit.

Këshilltari Trajko Trajkoviq, iu drejtua shqiptarëve në Kuvendin komunal të Bujanocit në mbledhjen e 6 me radh e cila u mbajt më 11.10.2011, (VI STE SVI TERORISTI I SEPERATISTI) besoj se këtë fjali e kemi dëgjuar shpeshë herë në kohën e regjimit të Millosheviqit dhe nuk ka nevojë t’ua përkthejë, ngaqë domethënia e tyre nuk zë vend në asnjë kulturë, aq më pak kur po ky Trajkoviqi i thërret shqiptarët (SHIPTARI) këtë mbase e keni kuptuar dhe e gjitha kjo është bërë për shkak të propozimit për ndërrimin e emrave të 4 rrugëve, nga ato serbe në shqiptarë.

E gjith elita shqiptare vetëm se u qesh, dhe nuk reagoi fare, aq më pak udhëheqësit e pushtetit lokal, të cilët lejuan që Identiteti I popullit të tyre të përdhoset si terroristë dhe seperatistë në Shekullin XXI.

Po ky këhsilltar serb, shqiptarët i quajti edhe si ardhacakë, duke i emëruar si, Arnautë, Shiptari e më pas siq I quajti jeni bërë Allbanci, dhe duke ua treguar një histori të rrejshme.

Jo që nuk pati reagime në këtë mbledhje, pati edhe atë të ashpërta, por jo ndaj Trajkoviqit, por ndaj këhsilltarit Hajredin Hydës, i cili kishte propozuar ndërrimin e emerave të rrugëve, ky i fundit, nuk pati kritika vetëm nga Trajkoviqi, por ato erdhën nga këhsilltarët e koalicionit qeverisës, shqiptaro-serb, të cilët ndonëse për ta ruajtur partneritetin i dhanë edhe më tejë jetë këtyre katër rrugeve që ti ruajnë emrat e mëparshëm.

Për këhsilltarët shqiptarë të koalicionit qeverisës, shqiptaro-serb, ky propozim ishte i përshpejtuar, dhe nuk ishte propozuar nga koalicioni, ndaj duhej të formohej një koalicion shqiptaro-serb, për ti propozuar rrugët me emra të shqiptarëve.

Për kryetarin e Komunës së Buajnocit Shaip Kamberin, propozimi për emrat e këtyre 4 rrugëve ishte shum i mangët, për atë nuk kishin vlerë fare emart e shqiptarëve, ai kërkoi mendimin e qytetarëve nga këto rrugë dhe mendimin e përsonave ekspertë për këtë qështje, gjë e cila i shkoi për shtati partnerëve të koalicionit përfshirë edhe ata serb që këto rrugë edhe më tej të mbajnë emrat e vjetër, e ndoshta kjo ishte edhe mundësia e ruajtjes së koalicionit me sërbët e Stojanqa Arsiqit.

Ndonëse ishte propozues, e pa të udhës që atë propizim ta mbrojë këshilltari Hajredin Hyda i cili përmendi një thënie, gjë të cilën e mori si personale Kryetari i komunës i cili menjëher këroi nga këshilltarët e PVD-ta lëshojnë mbledhjen, të cilët nuk pritën tu thuhet dy herë edhe lëshuan mbledhjen, por kishte harruar se pak më parë Trajkoviq, jo vetëm atë, por tërë popullin shqiptarë ia kishte fyer si terroristë dhe seperatistë, Kamberi pothuajse nuk kishte reaguar fare, e mos të flasim për ta lëshuar mbledhjen.

Kryetari i kuvendit Jonuz Musliu, aq shumë i nevrikosur, pas një pause kishte kërkuar nga këshiltari Hyda, që të kërkoi falje në kuvend për atë thënie, por edhe ky kishte harruar se Trajkoviqi, pak më pare, ia kishte fyer kombin e tij, ndonëse edhe për Musliun, koalicioni me sërbët është me rëndësi të madhe dhe fyerjet e Trajkoviqit mbetën vetem në proçesverbal.

Edhe pse ai kishte thyer ligjin, gjegjësisht e
tikën e këshilltarrit dhe ekzistonte mundësia për marrje të fjalës nga ana e kryetarit të Kuvendit, nga ai nuk u kërkua as falje të kërkoi. 

Si do që të jetë, në qytetin e Bujanocit vetëm një rrugë mbanë emrin e shqiptarit, “Ramiz Sadiku”, të tjerat me të vjetrën.

Avazi i fyerjes së identitetit shqiptarë, kohëve të fundit u bë shumë i shpeshtë, por jo në të gjitha rastet nga sërbët, shumë më prekëse është kur kjo ndodh nga vet shqiptarët.

Për interes apo jo, Flamuri Kombëtarë na është bërë si lodër me rrota, her e vëjmë në tavolinë e her e hjekim.

Kur na duhet për patriotizëm atë e kemi në zemër dhe na prin përpara, por kur na pret interesi, jo në tavolinë por edhe nga librat e hjekim,

Asnjë popull në botë deri më sot, nuk i ka ndryshuar shkronjat e alfabetit të vetë, e mos të flasim për simbolet kombëtare, kjo për herë të parë në Historin e rruzullit tokësorë ndodhi në Luginë të Preshevës.

Edhe në këtë rast, koalicioni shqiptaro-serb, por kësaj radhe i një rangu më të lartë, Këshilli Nacional i përbërë prej dy subketeve politike PVD dhe UDSH dhe Ministria e Arsimit të Sërbisë, të ndihmuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Sërbi.

Marrëveshje e sukseshme, rezultate positive për këto dy palë, Ministria e Arsimit, fitoi me hjekjen e simbolit kombëtarë dhe ndërrimit të emrit nga Shkodër në Nish, ndërkaq Këshilli Nacional, përfitoi Abetaren e cunguar, gjë që kishte edhe si synim, sepse e kishte premtuar një abetare, qfardo që të jetë ajo.

Nxënësit e mjerë djerësiteshin në protesta, për një ditë më të mirë, duke mos e ditur se e nesërmja ia humbte identitetin, e nesërmja ata i la pa Abetaren e stërgjyshërve të tyre, voglushët tashmë nuk do ta dijnë sa e bukur është Shkodra, sepse hijeshin dhe bukurinë e sajë e ka nxënë fotografia e Nishit, të cilin e kishte pëlqyer Këshilli Nacional.

Si u bë e mundur që të shlyhet nga faqja e dheut një Abetare, me të cilën mësuam edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit, në kohën e diktaturës më të egër që ka njohur Ballkani, e tash në Shekullin XXI nuk po mundemi?

Qfar fakultetesh kërkon Këshilli Nacional, nga Serbia, kur rrënjët e Arsimit Shqip dhe alfabeti i gjuhës amtare po na asimilohet?

Përse Këshilli Nacional, nuk protestoi për një Abetare të mirëfillt me simbole dhe qytete që njeh gjuha shqipe?

Përgjigja shumë e thjeshtë, INTERESI PERSONAL  

 

             

NGA: Perspektiva PRESS

 

SHPËRNDAJE